Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, në datat 18-19 Mars 2021, organizoi Konferencën Rajonale të Medias “Media Dixhitale në Epokën e Re: Rruga drejt vetë-rregullimit, etikës dhe pavarësisë”, e cila kishte për qëllim adresimin në nivel rajonal për shtetet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet sektori i medias, në drejtim të profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë.
Përgjatë 2 ditëve, 38 ekspertë dhe mbi 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Meqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia ndanë pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme, që lidhen me median, sikurse janë: Vetërregullimi, të drejtat e gazetarëve në vendin e punës, liria e shprehjeh përballë të drejtës për jetë private e familjare, e mbrojtur nga neni 8 dhe 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndikimi i COVID-19 në media, lajmet e rreme, dezinformimi, propanganda, etj.
Me qëllim, adresimin e mëtejshëm të këtyre problematikave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit hap thirrjen për aplikime për artikuj/video të thelluar (avancuar) në fushën e lirisë së medias, duke iu dhënë mundësi gazetarëve ose ekspertëve të medias të bëjnë realitet idetë e tyre inovatore në drejtim të integritetit dhe pavarësisë në media, në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë informacion rreth Konferencës Rajonale të Medias, temave të trajtuara dhe ekspertëve pjesëmarrës apo pë të ndjekur sesionet e plotë, mund të vizitoni platformën online:
Nëpërmjet këtij konkursi 8 gazetarë ose grupe gazetarësh do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj, duke u mbështur financiarisht me një bursë deri në 1,100 Euro (minus tatimin mbi të ardhurat), ndërsa do kenë në dispozicion një periudhë 3-javore për të përfunduar shkrimet e tyre dhe përgatitjen e artikullit/videos për publikim.
Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për aplikimin, ndërkohë që prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme:
– Efikasiteti i Këshillave të Etikës në Rajonin e Ballkanit Perëndimor:Vështrim krahasues për kontributet që kanë dhënë
– Modelet pozitive te vetërregullimit të medias si dhe standartet/praktikat e mira ndërkombëtare të lidhura me to
– Kushtet e punës së gazetarëve dhe shkelja e të drejtave në vendin e punës
– Organizimi i punonjësve të medias në sindikatë – Rruga që duhet ndjekur
– Media përballë propagandës qeveritare – Sfidat për refuzimin e lajmeve të gatshme
– Fake news- Vaksina kundër lajmeve të rreme
Kriteret dhe kushtet për aplikim:
Aplikantët mund të drgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët apo ekspertë të medias në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, të punësuar pranë mediave të tjera apo në profesion të lirë, të cilët plotësojnë këto kritere.
– Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune;
– Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrimet/videot do të realizohen në gjuhën lokale dhe anglisht)
Përparësi do të kenë aplikantët, të cilët:
– Kanë përvojë në gazetari hulumtuese;
– Janë vlerësuar me çmime gjatë karrierës së tyre profesionale;
– Kanë treguar integritet gjatë ushtrimit të profesionit.
Paketa e Aplikimit
Kandidatet e interesuar, duhet të dorëzojnë:
– Një projekt-ide, ku të përshkruajnë kauzën për të cilën kërkojnë mbështetje, duke orientuar institucionet politikbërëse, median dhe publikun e interesuar drejt zgjidhjeve të problemeve. Projekt-ideja nuk mund të jetë më shumë se dy faqe, me shkrim Times New Roman 12.
– CV në gjuhën angleze
– Dokumentet që vërteton përmbushjen e kritereve dhe kushteve të thirrjes (ID, diploma, çmime, referenca, etj.);
– 1 – 2 punime të tyre të mëparshme (video, artikuj, punime kërkimore, etj).
Procedura e aplikimit
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet në adresën office@ahc.org.al
Afati i fundit për aplikim: 5 Qershor 2021.
Procedura e Vlerësimit
Vlerësimi do të realizohet nga një komision, në përbërje të të cilit do të jenë përfaqësues nga KSHH dhe organizatat partnere të medias në rajon, një përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe një ekspert vendas i medias (Shqipëria).
Mentorimi dhe Vizibiliteti
Kandidatët fitues do të mentorohen gjatë realizimit të artikullit/videos nga një grup ekspertësh në fushën e medias.
Kandidatët fitues do të inkurajohen të mundësojnë vizibilitetin e punimeve të tyre në media, media sociale, etj, paralelisht me vizibilitetin që KShH dhe organizatat partnere në rajon, do të realizojnë për këto punime në rrjetet e tyre sociale, aktivitete, etj.