TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • THIRRJE PËR APLIKIME – ARTIKUJ/VIDEO NË FUSHËN E LIRISË SË MEDIAS
20/03/2023
1
Monday, 17 May 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
THIRRJE PËR APLIKIME – ARTIKUJ/VIDEO NË FUSHËN E LIRISË SË MEDIAS

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, në datat 18-19 Mars 2021, organizoi Konferencën Rajonale të Medias “Media Dixhitale në Epokën e Re: Rruga drejt vetë-rregullimit, etikës dhe pavarësisë”, e cila kishte për qëllim adresimin në nivel rajonal për shtetet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet sektori i medias, në drejtim të profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë.

Përgjatë 2 ditëve, 38 ekspertë dhe mbi 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Meqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia ndanë pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme, që lidhen me median, sikurse janë: Vetërregullimi, të drejtat e gazetarëve në vendin e punës, liria e shprehjeh përballë të drejtës për jetë private e familjare, e mbrojtur nga neni 8 dhe 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndikimi i COVID-19 në media, lajmet e rreme, dezinformimi, propanganda, etj.

Me qëllim, adresimin e mëtejshëm të këtyre problematikave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit hap thirrjen për aplikime për artikuj/video të thelluar (avancuar) në fushën e lirisë së medias, duke iu dhënë mundësi gazetarëve ose ekspertëve të medias të bëjnë realitet idetë e tyre inovatore në drejtim të integritetit dhe pavarësisë në media, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informacion rreth Konferencës Rajonale të Medias, temave të trajtuara dhe ekspertëve pjesëmarrës apo pë të ndjekur sesionet e plotë, mund të vizitoni platformën online:

http://event.ahc.org.al/.

Nëpërmjet këtij konkursi 8 gazetarë ose grupe gazetarësh do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj, duke u mbështur financiarisht me një bursë deri në 1,100 Euro (minus tatimin mbi të ardhurat), ndërsa do kenë në dispozicion një periudhë 3-javore për të përfunduar shkrimet e tyre dhe përgatitjen e artikullit/videos për publikim.

Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për aplikimin, ndërkohë që prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme:

–           Efikasiteti i Këshillave të Etikës në Rajonin e Ballkanit Perëndimor:Vështrim krahasues për kontributet që kanë dhënë

–           Modelet pozitive te vetërregullimit të medias si dhe standartet/praktikat e mira ndërkombëtare të lidhura me to

–           Kushtet e punës së gazetarëve dhe shkelja e të drejtave në vendin e punës

–           Organizimi i punonjësve të medias në sindikatë – Rruga që duhet ndjekur

–           Media përballë propagandës qeveritare – Sfidat për refuzimin e lajmeve të gatshme

–           Fake news- Vaksina kundër lajmeve të rreme

Kriteret dhe kushtet për aplikim:

Aplikantët mund të drgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët apo ekspertë të medias në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, të punësuar pranë mediave të tjera apo në profesion të lirë, të cilët plotësojnë këto kritere.

– Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune;

– Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrimet/videot do të realizohen në gjuhën lokale dhe anglisht)

Përparësi do të kenë aplikantët, të cilët:

– Kanë përvojë në gazetari hulumtuese;

– Janë vlerësuar me çmime gjatë karrierës së tyre profesionale;

– Kanë treguar integritet gjatë ushtrimit të profesionit.

Paketa e Aplikimit

Kandidatet e interesuar, duhet të dorëzojnë:

–           Një projekt-ide, ku të përshkruajnë kauzën për të cilën kërkojnë mbështetje, duke orientuar institucionet politikbërëse, median dhe publikun e interesuar drejt zgjidhjeve të problemeve. Projekt-ideja nuk mund të jetë më shumë se dy faqe, me shkrim Times New Roman 12.

–           CV në gjuhën angleze

–           Dokumentet që vërteton përmbushjen e kritereve dhe kushteve të thirrjes (ID, diploma, çmime, referenca, etj.);

–           1 – 2 punime të tyre të mëparshme (video, artikuj, punime kërkimore, etj).

Procedura e aplikimit

Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet në adresën office@ahc.org.al

Afati i fundit për aplikim: 5 Qershor 2021.

 

Procedura e Vlerësimit

Vlerësimi do të realizohet nga një komision, në përbërje të të cilit do të jenë përfaqësues nga KSHH dhe organizatat partnere të medias në rajon, një përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe një ekspert vendas i medias (Shqipëria).

Mentorimi dhe Vizibiliteti

Kandidatët fitues do të mentorohen gjatë realizimit të artikullit/videos nga një grup ekspertësh në fushën e medias.

Kandidatët fitues do të inkurajohen të mundësojnë vizibilitetin e punimeve të tyre në media, media sociale, etj, paralelisht me vizibilitetin që KShH dhe organizatat partnere në rajon, do të realizojnë për këto punime në rrjetet e tyre sociale, aktivitete, etj.

  • Tweet

What you can read next

Oponencë ligjore lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (LMD)
DEKLARATË PËR SHTYP – NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË, JO TË NXITUARA DHE NË PËRPUTHJE ME STANDARTET DHE DOKUMENTET NDËRKOMBËTARE
Vizitë studimore në Holandë

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit