Kundër gjuhës së urrejtjes në Ballkanin Perëndimor

Mbështetur financiarisht nga: Civil Rights Defenders.

Iniciativë e zbatuar nën koordinimin e Komitetit të Helsinkit në Maqedoninë e Veriut, dhe në partneritet me organizatat YUCOM (Komiteti i Juristëve të të Drejtave të Njeriut, Serbi) dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Kosovë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë kapacitetin e Organizatave të Shoqërisë Civile aktive në vendet e Ballkanit Perëndimor për të monitoruar gjuhën e urrejtjes përmes avokimit të bazuar në dëshmi konkrete dhe angazhimit të target-grupit të synuar si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për të njohur dhe raportuar gjuhën e urrejtjes në internet përmes fushatës publike online bazuar në monitorimin sistematik të gjuhës së urrejtjes.

Kohëzgjatja e Projektit: 2021-2023

Objektivat specifikë të projektit janë:

  1. Mbledhja e përmirësuar e të dhënave të strukturuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile mbi gjuhën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Serbia).
  2. Rritja e njohurive të grupeve të synuara për të njohur dhe raportuar gjuhën e urrejtjes përmes avokimit publik dhe rrjedhës së informacionit.
  3. Raportimi rregullisht nga Organizatat e Shoqërisë Civile mbi gjuhën e urrejtjes në internet dhe angazhimi i aktorëve përkatës në nivel kombëtar dhe BE.
  4. Ofrimi i rezultateve të monitorimit të bazuara në dëshmi nga ana e Organizatave të Shoqërisë Civile.
  5. Rritja e përpjekjeve rajonale të avokimit për të filluar debat publik mbi politikat lidhur me ndryshimet legjislative në lidhje me gjuhën e urrejtjes nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë të aktorëve vendimmarrës.

Rezultatet që synohet të arrihen nëpërmjet aktiviteteve të planifikuara janë:

  1. 1 workshop online synohet të realizohet mbi rritjen e kapaciteteve të organizatave partnere mbi qasjen metodologjike për grumbullimin e të dhënave mbi gjuhën e urrejtjes;
  2. Bazuar në kërkimin analitik të të dhënave, KShH do të prodhojë 1 nga 4 përmbledhjet e monitorimit dhe analiza të përgatitura në nivel rajonal (nga organizatat partnere në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Kosova  dhe Serbia) mbi gjuhën e urrejtjes për të përfshirë paralajmërimin e hershëm dhe rekomandimet për veprim;
  3. 1 ditë debat i hapur do të realizohet me përfshirjen e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për të diskutuar rreth gjuhës së urrejtjes;
  4. Infografikë informues dhe statistikorë do të draftohen me ekspertizën e 1 eksperti të fushës;
  5. Takime koordinuese dhe bashkërenduese do të realizohen në nivel kombëtar me aktorë të rëndësishëm si Avokati i Popullit; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Ministria përgjegjëse etj.
  6. KShH do të kontribuojë nëpërmjet ofrimit të të dhënave cilësore dhe statistikore, me synim draftimin e një dokumenti politikash advokues, me funksion edhe krahasimor;
  7. KShH do të marrë pjesë në konferencën 1 ditore rajonale që do të realizohet në Shkup kundër gjuhës së urrejtjes në Ballkanin Perëndimor;
  8. Rritja në përmasa të gjera e publikut të angazhuar përmes fushatës së advokimit publik mbi gjuhën e urrejtjes dhe angazhimin e drejtpërdrejtë me palët e interesuara kombëtare.

 

  • CATEGORY
  • TAGS