Në kuadër të zbatimit të nismës nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), grant i akorduar në zbatim të projektit “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimit Qytetar (PACEP)”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI) shpall thirrjen për përkthyes të gjuhës angleze, i cili do të angazhohet në përkthimin e raportit studimor “Raport Vlerësimi Mbi Angazhimin e Shoqërisë Civile në Proceset Vendimmarrëse dhe Legjislative të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”
Ky raport i përpiluar dhe edituar nga ekspertët e angazhuar të KShH-së përmban të dhëna statistikore dhe cilësore, si dhe sugjerime. Ky raport do të ketë një numër faqesh deri në 120 faqe (+/- 10 faqe) A4, me madhësi 12 TNR, single space.
Angazhimi i përkthyesit do të jetë brenda muajit Dhjetor-Janar 2021.
KShH inkurajon aplikimin nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si përkthyes në këtë proces dhe plotësojnë kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësitë profesionale në vijim:
Aftësitë individuale
- Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
- Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
- Të ketë aftësi të punojë nën presionin e kohës.
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Të ketë përfunduar me rezultate shumë të mira studimet e larta për gjuhë të huaja;
- Të ketë eksperiencë profesionale prej 3 vitesh si përkthyes i gjuhës angleze;
- Të zotërojë licensë si përkthyes i gjuhës angleze;
Preferohen aplikantë që kanë përvojë në përkthimin e materialeve me terminologji ligjore.
Të interesuarit të dërgojnë deri më datën 13 Dhjetor 2021:
- CV
- Një ofertë financiare për 1 faqe A4 (duke përcaktuar me ose pa TVSH);
- Kopje të dokumentit që vërteton se është i/e licensuar.
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e emailit office@ahc.org.al të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Vetëm eksperti/ja e përzgjedhur do të njoftohet me anë të emailit.
Faleminderit !
Komiteti Shqiptar i Helsinkit