Në situatën e vakancave shqetësuese të krijuara në sistemin tonë gjyqësor si dhe për të përmbushur objektivat e parashikuar në legjislacionin e ri të sistemit të drejtësisë, grupimi i organizatave të shoqërisë civile që ka nënshkruar këtë deklaratë publike vlerëson në parim, si një proces shumë të rëndësishëm, ri-organizimin e gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore. Ky proces i njohur ndryshe si, harta gjyqësore, vlerësojmë se mbart një rëndësi kyç për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.