Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim të projektit “C1-EU-NPA – Përmirësimi i debatit mbi politikat dhe llogaridhënien për të përmbushur të drejtat bazike, përmes Krijimit të Platformës së Negociatave të Grupit Një BE–Shqipëri” me mbështetjen financiare të Ambasadës Hollandeze, shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar/person fizik i cili ofron sh ërbimin e design layout (faqosje) të 6 (gjashtë) dokumentave të formatit policy/position paper . KShH në kuadër të kësaj nisme harton dokumenta të kësaj natyre me një volum prej 25-35 faqesh. Logot të cilat do të përdoren për të realizuar layout të dokumentit do të përcillen si format template, bashkëlidhur me këtë kërkesë për ofertë, ndërkohë që design i layout propozohet në çdo rast me natyrën e tematikës së trajtuar në dokumentin e hartuar nga ekspertët e KShH-së. Dokumentat e hartuara do të publikohen vetëm në format elektronik.
Oferta finaciare duhet të përfshijë:
- Ofertën financiare për shërbimin e realizimt të dizajnit të faqosjes (design-it layout) për 6 (gjashtë) dokumenta që do të hartohen në formatin policy/position paper, ku secili dokument do të përbëhet nga 25-35
- Oferta financiare duhet t ë përfshijë çmimin për faqe për shërbimin e kërkuar.
KShH fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 24.05.2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertën financiare në Euro (me TVSH të përfshirë) 1
- Foto/Links të punimeve të mëparshme të subjektit tregtar/personit fizik
- Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur
1 Subjektet që nuk disponojnë këtë status, duhet të deklarojnë në ofertën e tyre financiare edhe përjashtimin e tyre nga TVSH-ja.