TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar
20/03/2023
1
Friday, 17 March 2023 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga disa të dhëna të publikuara në media si dhe ankesave të banorëve të Njësisë Administrative Bërxullë se në zbatim të projektit të ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar do të prishen 20 banesa private dhe 23 ha tokë, vlerësoi të nevojshme të ushtrojë një mision monitorimi në terren. Gjatë këtij takimi u mor takim me disa banorë të kësaj njësie që prej disa muajsh për këtë shkak vazhdojnë të jenë në protestë, si dhe me drejtuesit e kësaj njësie.

Përballë një koncesioni të panjohur për banorët, për ndërtimin e autostradës Thumanë- Kashar, vërehet mungesë transparence, konsultimi dhe cënim i parimit të sigurisë juridike të banorëve.

KShH vëren se së pari banorët nuk janë njoftuar paraprakisht dhe as konsultuar për këtë projekt zhvillimor me interes publik si dhe nuk disponojnë asnjë informacion mbi identitetin e nënkontraktorit, projektin, madhësinë e tij dhe modalitetet e zbatimit të tij. Thënë në terma të përditshëm “ata gjenden sot për nesër” në pronat dhe banesat që i kanë ndërtuar për disa vite, duke krijuar shqetësime të arsyeshme që cenojnë të drejtën e tyre për jetë private dhe familjare.

Vëzhguesit e KShH-së vërejtën se në këtë terren ishim vendosur mjetet e punës dhe punimet kishin vazhduar nga Zona e Fushë- Prezës drejt fshatit Bërxull. Si banorët, edhe drejtuesit e Njësisë Administrative Bërxullë pretenduan se nuk ishin njoftuar në formë zyrtare, as për çmimin e caktuar lidhur me shpronësimin e pronave të tyre. Siç dihet, sipas Ligjit nr. 8861 datë 22/12/1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë privatë për interes publik” i ndryshuar, në rast të shpronësimeve për interes publik është e domosdoshme nxjerrja e vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohet edhe masa e shpërblimit (shih nenin 2 e vijues të Ligjit).

Lidhur me pretendimin e mësipërm, KShH me datë 29 Dhjetor i është drejtuar Këshillit të Ministrave. Në përgjigjen që na është dhënë thuhet se kërkesa jonë i është përcjellë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit, me shkresën Nr. 240/1 datë 21.02.2023, ka njoftuar KShH-në se  “ procedura e shpronësimit për projektin Thumanë-Vorë-Kashar, nuk është finalizuar ende me një Vendim të Këshillit të Ministrave….”. Në fakt nga monitorimi në vend u konstatua se kompania ndërtuese kishte filluar punimet shumë pranë vendbanimeve të banorëve.

Gjatë periudhës së monitorimit, KShH vërejti se kompania ndërtuese nuk kishte marrë leje as zhvillimore dhe as ndërtimore, gjë që bie ndesh me Ligjin Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”  si dhe Ligjin Nr. 8458 datë 17/09/1998 “Për Urbanistikën” i ndryshuar. Vëzhguesit e KShH-së vërejtën gjithashtu se IKMT-ja dhe IMT-ja Vorë nuk kanë kryer asnjë verifikim dhe as kanë ndërhyrë për pezullimin e veprimeve ndërtimore të kryera pa lejen e organeve kompetente, gjë që bie ndesh me Ligjin Nr. 9780 datë  17.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.

Banorët e Bërxullës shprehën gjithashtu shqetësimet e tyre nëse pas përfundimit të këtij aksi do të ndërtoheshin ose jo, mbikalime apo nënkalime që do të mundësonin (siguronin) lëvizjen e banorëve duke parandaluar kështu aksidentet e mundshme.

Duke patur parasysh çështjet e parashtruara më lart, KShH, sugjeron:

  1. Nisur nga shqetësimet e banorëve si dhe nga fakti që nuk ka ende një akt shpronësimi, KShH-së thekson nevojën e vlerësimit të drejtë dhe të plotë të masës së shpërblimit, për shpronësimin e banorëve në përputhje me procedurat ligjore, si një e drejtë që gëzon jo vetëm mbrojtje kushtetuese por edhe nga aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë. Në këtë drejtim, vlen të analizohet edhe jurisprudence e Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ). Në çështjen Lallement kundër Francës, GjEDNj vlerësoi se kompensimi duhet të ishte më i lartë se vlera e tregut për shpronësimin e një pjese të fermës së aplikantit.
  2. Banorët e Bërxullës vazhdojnë të protestojnë. Ata pretendojnë se deri më sot, me ta, nuk ka patur asnjë këshillim dhe asnjë sqarim, megjithëse disa herë e kanë kërkuar këtë. KShH çmon të nevojshme konsultimin paraprak dhe sqarimin e nevojshëm të banorëve, nëse do të ndiqet një procedurë shpronësimi në tokat e tyre.
  • Tweet

What you can read next

Konferenca kombëtare e Avokatit të Popullit “Të gjithë së bashku në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve”
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR OFRIMIN E SALLËS ME QERA, MATERIALEVE MBËSHTETËSE LOGJISTIKE DHE ORGANIZIMIN E DREKËS PËR PJESËMARRËSIT NË EVENTIN TRYEZË PUBLIKE (Format Hybrid)
Ndihma ekonomike, problem shqetësues

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...
  • Ndotja shqetësuese nga hidrokarburet në Zharrëz

    Autoritetet shfaqin reagim të dobët dhe nuk bas...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit