Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, si pjesë e Iniciativës “Drive for Demoracy”/”Të vendosur për Demokracinë”, po zbaton projektin “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga SIDA. Objektivi i këtij projekti është fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile në rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke ushtruar një presion pozitiv ndaj autoriteteve publike.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën për ofertë për kontraktimin e një subjekti/kompani mediatike të shkruar dhe online për publikimin e thirrjes për mbështetje financiare që KShH do të ofrojë për projekt-propozime nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri në kuadër të projektit.
- Kërkesa ka si objekt printimin e thirrjes përkatësë në ¼ e faqes së fundit (kopërtinën) të gazetës, si dhe publikimin në të njëjtën madhësi në faqen online të gazetës.
- Oferta juaj duhet të përmbajë përkatësisht koston ditore dhe mujore të publikimit të thirrjes në ¼ e faqes së fundit (kopërtinën) të gazetës së printuar, si dhe faqen online përkatëse.
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë ofertën e tyre në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 10 Qershor 2022.
Me konsideratë,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit