REALIZIMI I TRYEZES SE PËRBASHKËT NDËRMJET PARTNERËVE
Sfidat dhe vështirësitë që po tkurrin hapësirën e Shoqërisë Civile në Shqipëri”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton iniciativën e mbështetur financiarisht nga Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën publike për ofertë për subjekt/kompani, për marrjen me qera të 1 (një) ambient, sallë eventesh, pranë të cilit do të realizohet eventi i datës 23 Dhjetor 2022.
Salla me qera do të jetë e përdorshme për një periudhë kohore jo më shumë se 1 orë 15’, përkatësisht në harkun kohor: 13:15 – 14:30.
Salla duhet të vihet në dispozicion sëbashku me pajisjet mbështetëse, 2 mikrofonë statikë dhe 1 të lëvizshëm, sistem audio, internet Wifi, sistem për realizimin e eventit në format online hibrid1.
Gjithashtu, subjekti tregtar duhet të ofrojë pushimin e kafesë, për jo më shumë se 10 pjesëmarrës.
Oferta finaciare duhet të përfshijë:
- Ofertën financiare për qeranë e sallës (duke identifikuar dhe kostot respektive për mjetet facilituese të sipërpërmendura të përfshira në këtë vlerë, si dhe duke përcaktuar kapacitetin e sallës)
- Ofertën financiare për menu coffee break, për 10 pjesëmarrës
KShH fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al , deri në datën 21.12.2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertën financiare në Euro (me TVSH të përfshirë) *2
- Foto të sallës në të cilën do të realizohet eventi
- Listë e pajisjeve facilituese të cilat përfshihen në çmimin e qerasë
- Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur.
1 Ky sistem duhet të përfshijë realizimin e eventit fizikisht dhe nëpërmjet platformës zoom.
2 *Subjektet që nuk i nënshtrohen TVSH ta deklarojnë këtë status.