TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Autoritetet të hetojnë me precedencë për përgjegjësinë lidhur me ngjarjen tronditëse për vdekjen e shtetases së moshuar të Minoritetit Rom, për të cilën familjarët ishin në kërkim prej disa muajsh
20/03/2023
0
Friday, 27 January 2023 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

Autoritetet të hetojnë me precedencë për përgjegjësinë lidhur me ngjarjen tronditëse për vdekjen e shtetases së moshuar të Minoritetit Rom, për të cilën familjarët ishin në kërkim prej disa muajsh

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në gazetën “Tema” të datës 25 Janar 2023, u njoh me një lajm tronditës dhe të dhimbshëm. Një grua e moshuar  (71 vjeç) me banim në fshatin Rom të Fierit, para 6 muajsh ishte larguar nga shtëpia , nuk ishte kthyer dhe nuk dihej ku ndodhej. Për zhdukjen e saj familjarët kishin njoftuar komisariatin e policisë Fier, por nuk kishin asnjë përgjigje. Kërkimet e tyre ishin pa rezultat.

Në emisionin televiziv të mbrëmjes “Pa gjurmë”, të datës 24 Janar 2023 familjarët e të zhdukurës, mësuan për herë të parë dhe në mënyrë të papritur se nëna e tyre D.A e shtruar në spitalin neurologjik në QSUT prej 6 muajve, kishte ndërruar jetë para disa orësh dhe trupi i saj ishte vendosur në morg.

KShH vlerëson se të dhënat e mësipërme bëjnë të domosdoshëm një verifikim të shpejtë, të gjithanshëm, objektiv dhe transparent.

KShH i sugjeron:

  1. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të verifikojë dhe informojë familjarët e nënës së ndjerë dhe publikun nëse janë venë në lëvizje pas njoftimit të familjarëve, cilat janë verifikimet që janë bërë për gjetjen e të moshuarës, a janë kontaktuar strukturat e shëndetësisë, dhe nëse është zbatuar ligji dhe udhëzimet përkatëse.
  2. Drejtorisë së QSUT, të verifikojë dhe të informojë familjarët e nënës së ndjerë dhe publikun për rrethanat, shkakun e shtrimit dhe procedurat e ndjekura në spital për shtrimin dhe mbajtjen e zonjës, nëse janë bërë verifikime për identitetin e saj, nëse janë njoftuar familjarët, cila ka qënë diagnoza dhe shkaku i vdekjes, nëse për këtë janë njoftuar organet e policisë apo të prokurorisë.
  3. Prokurorisë së Fierit dhe të Tiranës,  që me nismën e tyre në bazë të të dhënave në media apo informacioneve të tjera, të hetojnë çështjen  penale nëse ka të dhëna dhe prova që përmbajnë elemente të veprës penale.

Në përfundim, KShH e sheh të nevojshme të theksojë se në raste të tilla organet dhe institucionet përkatëse duhet të veprojnë jo vetëm me shpejtësi dhe përgjegjshmëri, por edhe në bashkëpunim midis tyre. Shëndeti dhe jeta e çdo njeriu ka përparësi.

  • Tweet

What you can read next

TË RESPEKTOHET SHTETI I SË DREJTËS DHE STABILITETI I INSTITUCIONEVE
Deklaratë për shtyp – 3 Shtator, 2014
Shqetësuese ndotja e ambientit në fshatin Borizanë dhe Kadias të Krujës

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit