Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) rishpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
- 1 (Një) Koordinator Projektesh
- Me kohë të plotë, 3 muajt e parë në provë konform Kodit të Punës
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Ndjekja dhe mikqyrja e zbatimit të planit të aktiviteteve dhe planeve periodike të punës të projekteve që koordinon;
- Të kontribuojë me cilësi dhe profesionalizëm në hartimin e shkresave drejtuar institucioneve, raporteve, studimeve, manualeve, broshurave, publikimeve, ndjekjen dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykatë, etj,.
- Angazhohet në ekipet monitoruese të organizatës për çështjet e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe shtetin e së drejtës si dhe përgatit së bashku me ekipin monitorues raportin përkatës.
- Të supervizojë rregullisht dhe orientojë sipas nevojave, ekspertët, konsulentët, vëzhguesit, personat e kontaktit të institucioneve shtetërore të angazhuar në zbatimin e veprimtarive të projektit.
- Të monitorojë dhe vlerësojë sistematikisht veprimtaritë me rëndësi të projektit.
- Të rishikojë informacionet e përgatitura në kuadër të projektit, shqip/anglisht për faqen e internetit/social media të KShH-së dhe të propozojë përmirësimin e tyre.
- Të raportojë për projektet që koordinon në kuadër të përgatitjes së raporteve periodike.
- Të përgatisë dokumentat e nevojshëm për zbatimin e projektit (kontrata, terma reference, shkresa që iniciojnë një veprim financiar, raporte narrative progresive dhe finale, etj).
- Të përfaqësojë organizatën sipas kërkesave të Drejtorit Ekzekutiv në media, aktivitete brenda dhe jashtë vendit.
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Drejtësi;
- Të ketë mesatare të studimeve në Bachelor mbi 8.5 dhe në master mbi 8.5
- Të paktën 3 vjet përvojë pune të dëshmuar si Asistent apo Koordinator Projekti ose rol të ngjashëm (nga konceptimi deri në zbatim dhe raportim) në organizata vendase, ndërkombëtare apo institucione publike.
- Në mënyrë alternative, nëse kandidatët e interesuar nuk e përmbushin kriterin e parashikuar në pikën 3, ata duhet të kenë të paktën 3 vite përvojë si jurist pranë institucioneve publike, organizatave apo sektorit privat, nëse shfaqin aftësi shumë të mira multi-taksing dhe për të ndjekur brenda kohës së provës, me iniciativën e tyre, programe të veçanta trajnimi për të fituar njohuritë e duhura në fushën e koordinimit të projekteve.
- Të ketë njohuri të avancuara teorike dhe praktike, përsa i takon të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
- Të ketë aftësi shumë të mirë analitike të ligjit dhe zbatimit të tij si dhe aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur;
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze)
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit
- Të ketë aftësi shumë të mirë organizative, duke përfshirë multitasking dhe menaxhimin e kohës;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese,
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 12 Nëntor 2023, në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV;
- Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “7” dhe “8”, më sipër;
- Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm.
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar.
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 15 Nëntor 2023, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Paga për pozicionin është motivuese.