TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklaratë për Shtyp
28/03/2023
0
Friday, 29 January 2021 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
Deklaratë për Shtyp

Njoftim zyrtar i zgjedhësve në banesat e tyre është detyrim ligjor, sipas nenit 52 të Kodit Zgjedhor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në përmbushje të misionit të tij, gjatë periudhës 21-26 Tetor 2020 ushtroi një vëzhgim në 11 njësi të qeverisjes vendore të Tiranës për të konstatuar në vend nëse listat e zgjedhësve ishin publikuar brenda afatit ligjor, detyrim ligjor i cili rezultoi se  ishte respektuar.

Gjithashtu, në fokus të monitorimit ishte nëse kryetarët e njësive të qeverisjes vendore kishin filluar lajmërimin me shkrim të zgjedhësve në banesat e tyre, se në cilën qendër votimi do të votonin, cila ishte adresa e saj, cili ishte numri rendor i emrit të tyre në listën e zgjedhësve. Ky detyrim ligjor nuk rezultoi të ishte përmbushur për shkak të mos akordimit të fondit përkatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, Vlen të përmendet se ky detyrim ligjor duhet të përfundonte brenda datës 6 dhjetor 2020, referuar pikës 1, nenit 52 të Kodit Zgjedhor.

Në datën 2 nëntor 2020, për rezultatet e këtij vëzhgimi u njoftua zyrtarisht Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. KShH shprehte shqetësimin për mosnjoftimin e zgjedhësve në banesë dhe sugjerohej që KQZ-ja, në zbatim të nenit 52 të Kodit Zgjedhor të njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Meqë nuk kishim asnjë informacion se si u veprua lidhur me sugjerimin e përmendur më lart, mbështetur në Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në datën 16 dhjetor 2020, iu drejtuam përsëri Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në datën 22.12.2020, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në vend që t’i përgjigjej shkresave tona të datave 2 nëntor dhe 16 dhjetor 2020, ku bëhej fjalë për sugjerimin tonë lidhur me akordimin e fondit për njoftimin e zgjedhësve në banesat e tyre, përmend Udhëzimin nr.1, datë 05.12.2020  “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet” dhe pikën 6 të nenit 52 të Kodit Zgjedhor.

Vlen të theksohet se Udhëzimi i mësipërm është miratuar në dt. 5 dhjetor 2020, kur sipas nenit 52 pika 1 të Kodit Zgjedhor, njoftimi me shkresë i zgjedhësve në banesat e tyre duhet të përfundonte në 6 dhjetor 2020. KShH, si në muajin dhjetor 2020 edhe në ditët e para të Janarit 2021 ka ushtruar sondazhe të pjesshme si në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera të vendit dhe ka rezultuar se njoftimi zyrtar i zgjedhësve në banesat e tyre nuk është bërë.

Në pikën 6 të nenit 52 thuhet së “Kryetari i bashkisë të paktën një hërë në javë si dhe sa herë që i kërkohet nga KQZ-ja, raporton për zbatimin e përcaktimeve të bëra në këtë nen.”

Pavarësisht korrespondencës së realizuar me Komisionerin, KShH nuk disponon informacion se çfarë thuhet në këto raporte të kryetarëve të Bashkive, lidhur me zbatimin e pikës 2 (lajmërimi me shkrim i zgjedhësve) dhe pikës 5 të nenit 52 të Kodit Zgjedhor (akordimi i fondit nga Ministria e Punëve të Brendshme).

KShH e shikon të nevojshme të sugjerojë përsëri që në zbatim të nenit 52 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja të kërkojë nga Ministria e Punëve të Brendshme akordimin e fondit përkatës për të mundësuar, qoftë dhe jashtë afatit ligjor, njoftimin me shkrim të zgjedhësve në banesat e tyre.

Pavarësisht nga ngarkesa dhe volumi i lartë i punës me të cilën është përballur KQZ në këto muajt e parë të veprimtarisë së saj pas ndryshimeve të konsiderueshme që pësoi Kodi Zgjedhor, sugjerimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit drejtuar KQZ-së në korrespondencën zyrtare si dhe këtë deklaratë për shtyp, mbështeten plotësisht në nenin 12, pika 1 të Kodit Zgjedhor, nenin 19 shkronja “dh” të Kodit Zgjedhor dhe nenin 52 pika 6 të Kodit Zgjedhor si dhe Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

KShH vlerësoi të nevojshme që prononcimi për këtë çështje të bëhet publik sepse ka të bëjë me interesin më të lartë të zgjedhësve, me detyrimin ligjor që ka shteti për njoftimin në banesat e tyre, gjë që do të mundësonte edhe ushtrimin e së drejtës së tyre për të kërkuar korrigjimin e listës zgjedhore në rastet e parashikuara me ligj.

KShH, në përfundim, e shikon të arsyeshme të theksojë se ndërsa aksesi për t’u njohur me listat e shpallura të zgjedhësve është një e drejtë, njoftimi zyrtar në banesat e tyre është detyrim ligjor.

 

  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PËR MEDIA – KUVENDI MIRATON NDRYSHIME TË RËNDËSISHME TË REFORMËS NË DREJTËSI NË MUNGESË TË NJË PROCESI KONSULTIMI DHE TRANSPARENCE
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Thirrje për aplikim për pozicion të ri pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – SULMI NDAJ TOP CHANNEL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon ashp...
  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit