THIRRJE PËR VEND VAKANT- ASISTENT/E FINANCE
Data e hapjes së thirrjes: 15 Qershor 2024
Afati i fundit për aplikim: 24 Qershor 2024
Adresa: Rr. Brigada VIII, Pll. Tekno Projekt, Shk.2, Ap.10, kati 6, Tiranë.
Kush jemi ne?
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është një organizatë jofitimprurëse që ka në mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, shtetin e së drejtës si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
KSHH si një organizatë me 34 vite përvojë, ofron herë pas here mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të marrin njohuri në fushën e profesionit të tyre, të ndërlidhur me sektorin e organizatave të shoqërisë civile, i cili ofron mundësi shumë të mira të përgatitjes profesionale, zhvillim i qëndrueshëm karriere, përfitimit të aftësive multitasking, mjedis të lirë dhe të pavarur nga ndërhyrjet e papërshtatshme apo punesimet jo meritokratike.
Cilat janë kërkesat për studentët që do të kualifikohen në fazën e intervistës ?
- Të ndjekin studimet në vitin e fundit Master apo vitin e fundit në programin e integruar të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë.
- Preferohen gjithashtu edhe të rinjtë që kanë përfunduar deri në tre vitet e fundit studimet në Fakultetin e Ekonomisë.
- Kanë njohuri në përdorimin e programit financiar Alfa Business.
- Kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze.
- Kanë njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office.
- Janë të hapur të punojnë në grup.
Detyrat të cilat do të kryhen janë si vijon:
- Të asistojë Menaxherin e Financës në përgatitjen e raporteve finaciare të shpenzimeve të ndërmjetme dhe përfundimtare të KSHH-së si dhe të ndihmojë në plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme për Raportimet te donatorët.
- Të asistojë Menaxherin e Financës në rishikimin e raporteve finaciare të organizatave nëngrantuese sipas kërkesave të donatorëve dhe të informojë për ecurinë e ketij procesi.
- Të asistojë në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për proceset e auditimit të KSHH-së.
- Të verifikojë saktësinë e Raportimeve finaciare sipas dokumentave origjinale që shoqërojnë raportimet financiare të çdo organizate nëngrantuese, të njehsojë me origjinalet të gjitha kopjet që do ti mbeten KSHH-së deri në mbyllje të afateve të ruajtjes së tyre.
- Të asistojë Menaxherin e Financës në hedhjen dhe përpunimin e të dhënave në programin e kontabilitetit financiar të KShH-së.
- Kontratë pune me kohë të pjesshme, koha e e angazhimit part time, tre ditë pune në javë.
Si mund të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar për këtë thirrje, lutemi të paraqisni deri në dt. 24 Qershor 2024 në adresën tonë office@ahc.org.al aplikimin tuaj, pjesë e së cilës do të jenë:
- Cv
- Kopje të Diplomës Universitare, ose një vërtetim nga Fakulteti nëse jeni në proces studimi.
- Kopje të dëshmisë ose certifikatave të gjuhës së huaj.
- Çdo dokumentacion të vlefshëm për plotësimin e kriterit të pozicionit vakant.
Afati i aplikimit: 24 Qershor 2024
Vetëm kandidatët që do të kualifikohen për fazën e pare të intervistimit, do të njoftohen brenda datës 28 Qershor 2024 për datën dhe orën e intervistës.