Ju njoftojmë se procesi i propozimeve për grante rajonale në kuadër të projektit “Përfshirja e të Huajve në Ballkanin Perëndimor – Qasja në të Drejtat Sociale dhe Ekonomike” (FOSTER), me mbështetjen e Facilitetit për Shoqërinë Civile të Bashkimit Evropian dhe Programit të Medias, të iniciuar më 04.11.2024, është anulluar për shkak të ndryshimit të kritereve të aplikimit.
Duke vlerësuar kohën dhe përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve që janë investuar në dorëzimin e propozimeve të tyre, njoftojmë se kjo thirrje për propozime për grante rajonale me qëllim forcimin e të drejtave sociale dhe ekonomike për shtetasit e huaj vulnerabël në Ballkanin Perëndimor, është riapur sërisht.
Pavarësisht përparimeve legjislative që janë në përputhje me standardet e BE-së, ende mbeten sfida të mëdha në sigurimin e aksesit të barabartë në të drejtat themelore, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara dhe shtetasit e huaj. Me rritjen e migrimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, organizatat e shoqërisë civile (OSHC) luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e integrimit të këtyre individëve. Projekti FOSTER, një partneritet mes shtatë OSHC-ve të lidhura me Këshillin Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin (BRMC) dhe Këshillin Danez për Refugjatët (DRC), synon të forcojë kapacitetet e OSHC-ve për t’i adresuar këto sfida në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.
Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të kualifikuara që operojnë në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi) janë të ftuara të paraqesin propozime për projekte që përqendrohen në ndërtimin e sistemeve mbështetëse gjithëpërfshirëse, përmirësimin e aksesit në të drejtat thelbësore sociale dhe ekonomike, si dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal përmes nismave integruese për shtetasit e huaj.
AFATI I APLIKIMEVE: 20 Dhjetor 2024 në orën 23:59 CET
SEANCA INFORMUESE mbi procesin e përzgjedhjes, zbatimin, monitorimin financiar dhe raportimin e projektit do të organizohet online më 13 Dhjetor 2024 në orën 10:00h. Të gjithë palët e interesuara mund të përdorin linkun e mëposhtëm për të marrë pjesë në seancën informuese: