Para dy vitesh, në Tetor 2014, Kuvendi miratoi ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, qëllimi kryesor i të cilit është të inkurajojë pjesëmarrjen e publikut dhe grupeve të interesit në vendimmarrje dhe qeverisje, të rrisë efiçencën dhe nivelin e transparencës dhe të përgjegjësisë së autoriteteve publike ndaj publikut dhe palëve të interesuara. Ky ligj institucionalizon konsultimin publik në hartimin dhe miratimin e projektligjeve, strategjive kombëtare dhe vendore si dhe politikave me interes të lartë publik.
Nga sondazhet e pjesshme që Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka kryer me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse dhe aktorë të grupeve të interesit, ka rezultuar se organet publike e kanë zbatuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik në nivele relativisht të ulëta. Një nga shkaqet e këtij konstatimi lidhet edhe me faktin që ky ligj është relativisht i ri dhe njohja e tij nga organet publike dhe grupe të ndryshme interesi nuk është në nivelin e duhur.
Në kuadër të kësaj nisme, KShH vijon me organizimin e forumit të radhës në datën 18 Janar 2017, ora 10.00, Salla “Perla”, Grand Hotel, një forum të hapur diskutimi me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Qëllimi i këtij sesioni është të informojë pjesëmarrësit për rëndësinë dhe risitë që paraqet ky ligj, si dhe t’i ftojë ata në diskutime rreth nevojave konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit.
KShH fton median audiovizive për të marrë pjesë në këtë aktivitet si dhe për të mundësuar transmetimin audioviziv të këtij aktiviteti.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të organeve