TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Kontributi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për Draftin e Planit të Masave të Integrimit Evropian
20/03/2023
0
Thursday, 11 June 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje

Kontributi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për Draftin e Planit të Masave të Integrimit Evropian

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE). Në mbledhjen e këtij Këshilli, të zhvilluar në dt. 9 Qershor 2020 u diskutua drafti i planit të Masave të Integrimit Europian përgatitur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KKIE-së patën mundësi të adresonin rekomandimet kryesore për përmirësimin e mëtejshëm të këtij drafti. Disa nga sugjerimet e KSHH-së lidhur me këtë plan, të përcjella edhe në rrugë shkresore tek sekretariati teknik i KKIE-së janë si vijon:

  1. Lidhur me prioritetin për miratimin e reformës zgjedhore, në masat e propozuara vërehet mungesë e transparencës dhe konsultimit publik me OSHC-të, ekspertet e pavarur te fushes, trupen akademike. Reforma zgjedhore nuk do të ishte e plotë dhe as e gjithëanshme nëse nuk kalon në nje proces të gjerë konsultativ.
  2. Lidhur me prioritetin për finalizimin e ngritjes së strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit, KShH propozon të vendoset një afat se kur do të ngrihet dhe do të bëhet operativ Byroja Kombëtare e Hetimit.
  3. Lidhur me prioritetin për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare, KShH vëren se rol parësor në këtë luftë duhet ti jepet masave që mundësojnë kryerjen e një hetimi të plotë, të gjithëanshëm dhe me përparësi nga strukturat e specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK dhe Gjykata e Posaçme), me fokus pandëshkueshmërinë e këtyre fenomeneve në nivelet e larta. Shoqëria civile ka shprehur rezerva për antikushtetutshmërinë e aktit normativ me fuqinë e ligjit anti-kçk.
  4. Lidhur me prioritetin për uljen e numrit të azilkërkuesve, KShH vëren se një nga arsyet kryesore përse shqiptarët largohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian është varfëria, papunësia dhe kushtet social-ekonomike. Tek masat e propozuara nuk ka asnjë parashikim për rritjen e punësimit, uljen e varfërise, ri-integrimit të personave të kthyer dhe ofrimin e mundësive konkrete në tregun e punës.
  5. Lidhur me prioritetin për rishikimin e ligjit të medias në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, KShH solli në vëmendje të anëtarëve kërkesën e disa Organizatave të Medias dhe organizatave të të drejtave të njeriut për të mos e miratuar ligjin në Kuvend, bazuar në shqetësimet seriozie të reflektuara në draftin e opinionit të Komisionit të Venecias. Qeveria duhet të marrë seriozisht kërkesën e medias për tu vetërregulluar ndërkohë që Shqipëria ka në fuqi një kuadër ligjor që i jep mundesi çdokujt ti drejtohet gjykatës nëse ështe cënuar në nderin dhe personalitetin e tij nga lajmet e rreme.
  6. Lidhur me prioritetin vazhdimi i reformës në drejtësi, KShH sugjeron që paralelisht me vettingun duhet të ecë procesi i emërimeve në sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë, duke promovuar në gjykatat/prokuroritë me teë larta, gjyqtarë/prokurorë që e kanë kaluar procesin e vettingut me sukses – KLGJ dhe KLP duhet të kenë një strategji të veçantë, duke harmonizuar veprimtarine e tyre per t’ju pergjigjur plotësimeve të sistemit me qëllim që të mos krijohen pengesa sa i takon aksesit në drejtesi të qytetarëve. Masa të veçanta duhen parashikuar për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, institucion i ri i ngritur në fillim të këtij viti, ende i pajisur me infrastrukture/buxhet/ personel. Pranë këtij institucioni presin për tu hetuar disiplinarisht një numër i konsiderueshëm ankesash ndaj gjyqtarëve/prokurorëve.
  7. Lidhur me prioritetin Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, KShH evidenton se Shqipëria ka miratuar një ligj shumë të rëndësishëm anti-korrupsion, për sinjalizimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Legjislacioni po zbatohet me ritme tepër të ngadalta dhe ka shume pak sinjalizues që raportojnë korrupsionin në vendin e tyre të punës. Plani duhet të propozojë masa si të bëhet efektiv zbatimi i ketij legjislacioni, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ILDKPKI-në.
  • Tweet

What you can read next

THIRRJE
THIRRJE PËR VULLNETARË PËR VËZHGIMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2021
KËRKESË PËR OFERTË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit