Njihuni me të drejtat tuaja për pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse!
Organet publike kanë detyrimin të njoftojnë dhe të realizojnë konsultime publike të projektligjeve, projekt-dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, politikave me interes të lartë publik, publikimin e planeve vjetore lidhur me procesin e vendimmarrjes dhe dhënien e informacionit në të gjitha fazat.
Ju keni të drejtë të propozoni hartimin dhe miratimin e akteve referuar planit vjetor të institucionit, ofrimin e rekomandimeve sipas afateve ligjore, mund të merrni pjesë në organizimin e takimeve të drejtpërdrejta dhe të gjeni informacionin e nevojshme lidhur me sa më sipër në regjistrin elektronik http://www.konsultimipublik.gov.al/RENJK.
KShH ju ofron shërbim ligjor falas në rastet e cënimit të të drejtave të lartë përmendura nëpërmjet ndjekjes së çështjeve në rrugë administrative por jo vetëm, si dhe asistencë juridike në përfshirjen e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik. Njihuni me të drejtat tuaja dhe kontribuoni për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë në proceset vendimmarrëse!
Spoti mundësohet me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të nismës “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”.