Një ngjarje tronditëse dhe e dhimbshme
Media elektronike dhe ajo e shkruar, informuan publikun e gjërë për një ngjarje tronditëse që kishte ndodhur në jetimoren e Shkodrës. Punonjëse të këtij institucioni u panë, në vidion e regjistruar, të kryenin veprime dhume dhe sjellje mospërfillëse dhe përçmuese ndaj fëmijëve, që duhet t’u shërbenin si kujdestare, sepse paguheshin nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i konsideron këto sjellje jo vetëm shkelje brutale të të drejtave të fëmijëve, por dhe sjellje jo humane, si dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi e aktet ndërkombëtare të zbatueshme në vendin tonë. Pika 1 e nenit 54 të Kushtetutës sanksionon se fëmijët kanë të drejtën e një brojtjeje të veçantë nga shteti, ndërsa përkujdesja ndaj fëmijëve jetimë është sanksionuar si objektiv social në pikën 1/e të nenit 59 të saj.
KShH mbështet inisiativën e organeve të Prokurorisë për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave përgjegjës, si dhe ndërhyrjen e Ministrit të Mirqënies Sociale, Z. Blendi Klosi, që urdhëroi largimin e tyre nga puna.
Megjithëatë KShH sugjeron që kjo ngjarje duhet të bëhet objekt i një analize të thellë, e të gjithashme, nga organet përkatëse, me qëllim që të evitohen të gjitha mundësitë për të patur sjellje të tilla në të ardhmen. Është e nevojshme që në institucione të tilla të bëhet më tepër kujdes për përzgjedhjen, kualifikimin dhe trajtimin e personelit, por duhet rritur dhe mbikëqyrja mbi ta. Duhet garantuar më tepër trasparencë për veprimtarinë e këtyre institucioneve dhe shoqëria civile duhet të ketë akses për të monitoruar e vëzhguar veprimtarinë e tyre.