TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • SHQETËSUESE SITUATA E DHUNËS PSIKOLOGJIKE DHE FIZIKE NDAJ FËMIJËVE NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR
30/06/2025
0
Tuesday, 07 March 2017 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime
SHQETËSUESE SITUATA E DHUNËS PSIKOLOGJIKE DHE FIZIKE NDAJ FËMIJËVE NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

Sot, në datën 7 Mars 2017, festohet si çdo vit dita e mësuesit, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Ndërkohë që një pjesë e këtij personeli gëzon integritet dhe punon me përkushtim, profesionalizëm dhe me cilësi të lartë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vëren me keqardhje se në sistemin arsimor parauniversitar vijon të ketë mësues që nuk i gëzojnë këto cilësi, të cilët ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve gjatë procesit të mësimdhënies. Dhuna në sistemin arsimor parauniversitar përbën një problem shqetësues dhe tepër të ndihshëm, që cënon mirëqenien vetjake të fëmijëve dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi.

Marrim shkas në këtë reagim publik nga rasti më i fundit i publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” në datën 6 Mars 2017, por gjithashtu edhe nga rastet e prezantuara në disa emisione investigative si “STOP” dhe “BOOM”, ku evidentohet qartë se gjatë procesit mësimdhënës, ka mësues që ushtrojnë dhunë ndaj nxënësve në sistemin shkollor parauniversitar, kryesisht në atë fillor.

Kjo situatë është tregues i faktit se masat e deritanishme nuk kanë qenë efikase në drejtim të parandalimit dhe goditjes së këtij fenomeni. Rastet e bëra publike evidentojnë se edhe pas ankesave të herë pas hershme të prindërve, disa drejtues të shkollave apo të strukturave më të larta arsimore, nuk marrin masa të menjëhershme dhe të nevojshme për të parandaluar dhunën ndaj nxënësve në çdo formë që paraqitet ajo.

Veprimtaria e institucioneve të sistemit arsimor parauniversitar udhëhiqet nga parimi i interesit më të lartë të nxënësit, i cili është parësor në këtë proces. Siç dihet, ai synon të edukojë brezat me vlerat dhe parimet e një shteti demokratik, ku respektohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat e liritë e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e fëmijëve në veçanti.   Ligji “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” parashikon se “Në sistemin arsimor parauniversitar, nxënësve dhe punonjësve u ofrohet mbrojtje nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t’u shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral” … … “Institucioni arsimor ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor për nxënësit dhe të mundësive që secili nxënës të shfaqë, të zhvillojë individualitetin dhe të realizojë potencialin e tij në përputhje me këtë ligj”.

Po ashtu, në nenin 124/b të Kodit Penal, sanksionohet si vepër penale “Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të” e cila dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet”. Nën frymën e mbrojtjes së veçantë të legjislacionit penal kundrejt grupeve të veçanta, sikurse janë edhe fëmijët, KShH nënvijëzon faktin se organet ligj-zbatuese dhe ato të sistemit të drejtësisë duhet të kenë vëmendje të veçantë ndaj këtyre rasteve.

KShH i sugjeron institucioneve publike të sistemit arsimor të reflektojnë dhe reagojnë në kohë si dhe të analizojnë me kujdes situatën, duke identifikuar të gjitha rastet aktuale dhe potenciale të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve nga mësuesit në sistemin arsimor. Kjo situatë kërkon gjithashtu marrjen e masave efikase, në përputhje me legjislacionin në fuqi që t’i përgjigjen në kohë parandalimit dhe goditjes së rastit konkret, qoftë ky edhe i izoluar apo edhe rasteve potenciale në të ardhmen.

  • Tweet

What you can read next

Vendim i nxituar me pasoja të dëmshme
Thirrje për projekt propozime
Për një sistem drejtësie më human dhe më efikas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit