Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson reagimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit


Komiteti Shqiptar i Helsnikit (KShH) po zbaton Projektin “Rritja e transparencës së organeve të drejtësisë në luftën ndaj veprave të korrupsionit”, të mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Shqipëri.

Bazuar në Ligjin “Për të drejtën e informimit”, në Janar 2016, KShH i është drejtuar me shkresë Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), me të cilën ka kërkuar kopje të kallëzimeve penale të paraqitura nga ky institucion, gjatë vitit 2014, për qëllime të realizimit të studimit në kuadër të këtij projekti. Në mungesë të marrjes së këtij informacioni, në datën 6 Maj 2016, KShH njoftoi opinionin public, duke bërë thirrje respektimin e të drejtës së inforimimit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi nga çdo institucion shtetëror. Pas këtij njoftimi, me Shkresën e dt. 6 Maj 2016, drejtuar KShH, Kontrolli i Lartë i Shtetit citon ndër të tjerash se, “Duke ju kërkuar ndjesë për mosrepesktimin me korrektësi të së drejtës tuaj ligjore për marrjen e një përgjigje zyrtare brenda një afati kohor prej jo më shumë se 20 ditësh, ju njoftojmë që nëpunësve përkatës të KLSH-së, përgjegjës për hartimin dhe kthimin e një përgjigje zyrtare ndaj jush, iu është tërhequr vërejtje për moskryerjen në afat të detyrës.” Me anë të kësaj shkrese KLSH u angazhua për dërgimin e materialeve të kërkuara, të cilat j’u vunë në dispozicion stafit të KSHH-së.

KShH vlerëson reagimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në dhënien e këtij informacioni dhe shpreh besimin për bashkëpunim konstruktiv në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të zbatimit të ligjit dhe forcimit të Shtetit të së Drejtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit