TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DEKLARATË PËR SHTYP – NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË, JO TË NXITUARA DHE NË PËRPUTHJE ME STANDARTET DHE DOKUMENTET NDËRKOMBËTARE
20/03/2023
0
Wednesday, 27 October 2021 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Njoftime, Thirrje
DEKLARATË PËR SHTYP – NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË, JO TË NXITUARA DHE NË PËRPUTHJE ME STANDARTET DHE DOKUMENTET NDËRKOMBËTARE

Nëpërmjet medias, mësohet se ditët e fundit në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projekt për ndryshime kushtetuese, me anë të të cilit propozohet ndryshimi i nenit 45, 64, 68 dhe 108 të Kushtetutës, si dhe pas nenit 176 të Kushtetutës të shtohet pjesa e gjashtëmbëdhjetë, titulluar “Mekanizmi i garantimit të integritetit të figurës së funksionarëve publikë”. Kjo pjesë përfshin 6 nene me 25 pika. Është propozuar gjithashtu edhe shtyrja e mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik (neni 179/b i Kushtetutës).

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ende nuk është njohur me projektin zyrtar të këtyre ndryshimeve si dhe me relacionet përkatëse. Megjithë këtë, duke vlerësuar se ndryshimet kanë të bëjnë me Kushtetutën që është ligji themeltar, KShH e sheh të nevojshme që paraprakisht të parashtrojë mendimet e mëposhtme:

  1. Ndryshimet në Kushtetutë nuk janë tabu, por ato duhet të jenë të rralla, të studiuara, të domosdoshme dhe në përputhje me dokumentet dhe standartet ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, ato duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, parimet e shtetit të së drejtës si dhe nuk duhet të diktohen nga interesa apo marrëveshje ngushtësisht të natyrës politike, por duhet të kenë si kryefjalë interesin publik.
  2. Është e nevojshme që ndryshimet kushtetuese ti nënshtrohen diskutimeve dhe debateve të plota dhe gjithëpërfshirëse, të evitohen prirjet e nxitimit që është konstatuar si nga OSBE/ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias. Vlen të përmendet se vetëm para një viti, u ndryshuan nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës.
  3. KShH sugjeron që edhe ndarja administrative – territoriale e njësive të qeverisjes vendore që në vitin 2015 u parashikua me ligj, të mbështetet në studime paraprake objektive dhe të plota, për të evidentuar avantazhet dhe disavantazhet e ndarjes ekzistuese, sa akses kanë patur njerëzit në shërbimet e organeve të qeverisjes vendore dhe cili është impakti i këtyre shërbimeve në jetën e tyre. Është e domosdoshme të zbatohet gjithashtu kërkesa e nenit 108, pika 2 e Kushtetutës që kufijtë të mos ndryshohen “pa marë më parë mendimin e popullsisë që banon atje”.
  4. Për shtesën e gjashtëmbëdhjet që propozohet të bëhet në Kushtetutë, duke patur parasysh rëndësinë e përmbajtjes së saj dhe qëllimeve që ajo ka, sugjerojmë që Kuvendi të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias, siç është vepruar edhe me ligjin e “Dekriminalizimit”, draft amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës për reformën në drejtësi, të cilat u miratuan në vitin 2016, etj.
  5. Për shtyrjen e mandatit të anëtarëve të dy organeve të vettingut, përkatësisht të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë (sidomos për sa i përket afatit të shtyrjes), KShH mendon se konsultimi së pari me përfaqësues të këtyre institucioneve ka rëndësi të veçantë, por gjithashtu është e nevojshme konsultimi edhe me ekspertë konsititucionalistë dhe të fushës së drejtësisë, pedagogë të Fakulteteve të Drejtësisë në vendin tonë, organizata të shoqërisë civile që kanë monitoruar zbatimin e reformës në drejtësi, organizatat ndërkombëtare në vend, etj.

Në përfundim, dëshirojmë të theksojmë se KShH ka dhënë kontributin e tij modest në përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit të vendit tone, në të gjitha rastet kur ai i ka shërbyer konsolidimit të shtetit të së drejtës, respektimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, reformës në drejtësi, intensifikimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe integrimit të vendit tonë në familjen Evropiane.

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PËR APLIKIM
DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTIN “PËR STRATEGJINË E EDUKIMIT LIGJOR TË PUBLIKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën speciale “ANTI-KÇK”

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit