Pozicioni i punës:
– Asistent Financier/e e projekti.
– Kontratë pune 3 mujore.
– Me kohë të plotë pune (full-time).
– Koha e provës 3 javë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon të punësojë një specialit që do të kryejë detyrën e aisistentit të Menaxherit të Financës të projekteve dhe në mënyre specifike të ofrojë asistencë për ndjekjen e monitorimin e raportimeve financiare të përfituesve të skemës së nëngrantuesve në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” sipas nevojave, të asistojë Menaxherin e Financës dhe në detyra të tjetra . Kontrata e punës do të jetë e vlefshme për 3 muaj.
Detyrat kryesore që do të ushtrojë si asistent financier/e
- Të asistojë në pranimin dhe rishikimin e raportimit financiar të organizatave nëngrantuese sipas kërkesave të donatorëve dhe te informoje per ecurine e ketij procesi.
- Të asistojë në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për raportimin financiar nga secila organizatë nëngrantuese dhe te informoje per veshtiresite
- Të verifikoje saktesine e Raportimeve finaniare sipas dokumentave orgjinale qe shoqerojne raportimet financiare te çdo organizate nengrantuse , te njehsoje me orgjinalet te gjitha kopjet qe do ti mbeten KSHH se deri ne mbyllje te afateve te rruajtjes te tyre sipas kerkesave te kontrates me CE.
- Te plotesoje Raportimet analitike te shpenzimeve nen mbikqyrjen e menaxherit te finances dhe te ndihmoje ne plotesimin e dokumentacioneve te nevojshme per Raportimet tek donatoret.
Çdo person i interesuar duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
– Te ketë diplome ne degën Ekonomik, preferohet Ekonomi-finance ose një diplomë të barazvlefshme me të.
– Preferohet të ketë eksperience pune (deri në 2 vjet) në një organizatë jofitimprurëse brenda ose jashtë vendit) në pozicionin e asistentit të financierit/es/, ose financierit/es, ose të ketë punuar me këto pozicione me projekte të financuara nga BE.
– Të ketë referencë pune nga punëdhënësi për 2 vitet e punës, sipas pozicionit konkret qe ka mbajtur dhe detyrat qe ka mbuluar.
– Të mos ketë masa administrative apo te tjera ne angazhimet e meparshme
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri të kompjuterit.
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 31 gusht 2018, ora 17.00 një CV dhe një Letër Motivimi (jo më shumë se 500 fjalë) në adresen: office@ahc.org.al
Një komision paraprak seleksionimi do të vlerësojë kërkesat. Vetëm të kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.
Njoftimet në lidhje me ecurinë e procesit do t’ju njoftohen përmes e-mailit tuaj, adresa e të cilit duhet të jetë e shkruar në CV.