Më datë 19 Nëntor 2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë u shpreh pozitivisht duke lënë në fuqi Vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Nëpërmjet kësaj vendimarrje, të iniciuar nga ankesa e depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstatohet diskriminimi i të dënuarve që punojnë në sistemin e burgjeve, ndaj të cilëve nuk zbatohet e njëjta praktikë përsa i përket njohjes së punës dhe shpërblimin lidhur me të. Kjo çështje përfaqësohet në kuadër të nismës “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika Ligjore XII, e cila mbështetet financiarisht nga Civil Rights Defenders.
![46494590_1724620580994798_9004240155418034176_n](https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2018/11/46494590_1724620580994798_9004240155418034176_n.jpg)
Thursday, 22 November 2018
/
Published in 0 - Lajme, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje