RRJETI I KORRESPODENTEVE

Organizata ka zyrën e saj në Tiranë, por ajo zhvillon aktivitetin e vet në të gjithë Shqipërinë, e ndihmuar nga rrjeti i korrespondentëve të saj në Kukës, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan dhe Shkodër. Korrespondentët në rrethe, jo vetëm sigurojnë ekspertizë dhe informacion për çështje të mprehta në lokalitetet përkatëse, por edhe monitorojnë respektimin e të drejtave të qytetarëve nga pushteti lokal.

Ky rrjet i jep një ndihmesë mjaft të madhe KShH-së duke dhënë informacion të shpejtë, të verifikuar në vend, për situata të shkeljes së të drejtave të njeriut në rrethe.

Nga ecuria e punës së deritanishme KShH-ja e ndien të nevojshme jo vetëm ruajtjen e pranisë së korrespondentëve dhe vëzhguesve në rrethe, por edhe përmirësimin dhe konsolidimin e rolit të tyre në procesin e vëzhgimit dhe të ndjekjes së rasteve të shkeljeve të të drejtave. Pavarësisht kontributit të këtij rrjeti dhe angazhimit të tij mbi baza vullnetarizmi, KShH-ja e ndien se ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm për procesin e vëzhgimit dhe të monitorimit.

FIER

Adresa e Korrespondentëve Fier

GJIROKASTËR

Adresa e Korrespondentëve Gjirokastër

VLORË

Adresa e Korrespondentëve Vlorë

ELBASAN

Adresa e Korrespondentëve Elbasan

KORÇË

Adresa e Korrespondentëve Korçë

KUKËS

Adresa e Korrespondentëve Kukës

Kështu, për të zgjeruar mbulimin gjeografik të vendit me vëzhgues dhe korrespondentë, KShH-ja synon të rritë rrjetin e aktivistëve dhe kapacitetet e tyre në mënyrë që të rritë nivelin e profesionalizmit, objektivitetin në vëzhgim, vetaktivizimin e vëzhguesve, si dhe cilësinë e raportimit të tyre. Gjithashtu, ndien nevojën të rishikojë dhe të përmirësojë edhe procesin e vet të monitorimit të punës së aktivistëve të saj, të përfshijë rrjetin e aktivistëve në fushatat e KShH-së për lobim dhe mbrojtje ligjore në nivel vendor, si dhe të rritë bashkëpunimin me mediat lokale për të përcjellë mesazhin në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për publikun e gjerë.

Korespondentët janë pjesë e strukturës së KShH, që veprojnë jo me kohë të plotë, megjithatë roli i tyre është shumë i rëndësishëm. Kapacitetet e tyre, të fuqizuara vit pas viti, i japin mundësi organizatës të verifikojë, të monitorojë dhe të ndërhyjë, në kohë rekord, për ngjarje e situata të shkeljes së të drejtave të njeriut kudo në Shqipëri. Korresponndentët janë, gjithashtu edhe një pikë mbështetëse në rastet e zhvillimit të veprimtarive në zonën ku ata veprojnë. Ata kanë bashkëpunuar edhe për projekte monitorimi e vëzhgimi  të situatave, që kanë qenë objekt i projekteve që ka zbatuar organizata gjatë këtyre viteve.

Rrjeti i korrespondentëve dhe i vëzhguesve është instruktuar e kualifikuar në vazhdimësi, si për çështje konkrete, për të cilat janë thirrur të veprojnë, ashtu dhe për çështje bazike të të drejtave të njeriut. Një rëndësi e veçantë iu është kushtuar dhe shtimit të numrit të vëzhguesve dhe bashkëpunëtorëve, të specializuar, duke i përzgjedhur ata nga fusha e shëndetësisë, drejtësisë dhe psikologjisë.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit