Danieli ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe ka ndjekur studimet e nivelit Master pranë Katholieke Universiteit Leuven dhe Universität Zürich për të Drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare.
Në përfundim të periudhës së studimeve universitare, është përfshirë në programe të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi barazinë gjinore dhe ka kryer një program Fellowship pranë Center for Policy Innovation mbi inovacionin në sektorin publik, behavioural design dhe politikëbërjen e bazuar në evidencë.
Danieli është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit që prej Tetor 2020, ku ndjek projekte lidhur me të drejtat e njeriut, proceset demokratike dhe ekstremizmin e dhunshëm.