ERISELDA NDRECA

Paraligjore pranë Klinikës Ligjore dhe Asistente Projektesh

Diplomuar me rezultate të shkëlqyera në ciklet e studimeve “Bachelor në Drejtësi” dhe “Master i Shkencave në të Drejtë Civile”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Përgjatë rrugëtimit të saj akademik, është antarësuar dhe angazhuar si intern në disa organizata të shoqërisë civile. Gjithashtu, ka qënë e angazhuar si asistente ligjore, pranë Zyrës Ligjore “Rakipi & Partners” shpk. Në nëntor të vitit 2022, ka filluar praktikën profesionale pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), ku në përfundim të praktikës 2-mujore, është punësuar me kohë të plotë dhe vijon aktualisht punën në funksionin e Paraligjores dhe Asistentes së Projekteve. Aktualisht është regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, për kryerjen e Stazhit-1 vjeçar të Asistent-Avokates si dhe pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë për ndjekjen e ciklit 1-vjeçar të trajnimit fillestar.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit