Znj. Çika ka përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet, profili Kontabilitet, në Fakultetin e Ekonomisë (UT) në vitin 2009. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Auditim pranë këtij Fakulteti. Nga viti 2018, ajo mban gradën Doktor i Shkencave ne Ekonomi të fituar pranë këtij Fakulteti. Nga viti 2009 është konsulente pranë një kompani kontabiliteti, auditimi dhe konsulence fiskale për shoqëritë tregtare dhe OJF-të. Në vitin 2015 ka fituar titullin profesional “Kontabilist i Miratuar”.
Është anëtare e shoqatës profesionale IKM nga viti 2010 e në vijim. Ajo është pedagoge në Departamentin e Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çika ka kryer një sërë trajnimesh afatshkurtra profesionale dhe akademike. Ka marrë pjesë me referime në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe botime të disa artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Prej muajit Korrik 2020, i është atashuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit në menaxhimin financiar të projekteve dhe zyrës.