THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME SHOQËRIA CIVILE KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Together For Life (TFL) po zbatojnë projektin “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, financuar nga Bashkimi Evropian. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të
Prej disa muajsh Komiteti Shqiptar i Helsinkit po monitoron situatën e zbatimit të Ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, nga 19 Ministritë dhe Kryeministria. Monitorimi ka treguar që ligji njihet dhe zbatohet në nivele të ulëta nga institucionet e monitoruara. U konstatua se nga 19 ministritë vetëm 3 ministri kanë hartuar plane vjetore të
Njoftim – Thirrje për Vullnetarë për vëzhgimin e ditës së votimit për Zgjedhjet Parlamentare të datës 25 Qershor 2017
Komiteti Shqiptar i Helsinkit po vëzhgon procesin zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen në datën 25 Qershor 2017. Në këtë kuadër do të monitorohet procesi i votimit dhe i numërimit në disa prej qendrave të votimit dhe numërimit në qytetet Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Komiteti Shqiptar i
Njoftim – Gjetja e monitorimit te Seancave Gjyqesore – Sistemi Audio USAID
Komiteti Shqiptar i Helsinkit diskuton me kryetarët, kancelarët dhe stafin IT të Gjykatave, draft raportin mbi gjetjet e monitorimit të përdorimit të sallave të gjyqit dhe sistemit të regjstrimit dixhital audio në 38 gjykatat e vendit. Falenderojmë të gjithë vëzhguesit e angazhuar në këtë monitorim dhe dy organizatat partnere, Epoka e Re në Fier dhe
Njoftim – KShH ofron oponencë ligjore për paketën ligjore të reformës në sistemin e drejtësisë
Miratimi dhe zbatimi i reformës në sistemin e drejtësisë është një nga prioritetet më të rëndësishme për vendin tonë. Miratimi i amendamenteve kushtetuese dhe shtatë ligjeve organike të sistemit të drejtësisë vitin e kaluar i ka hapur rrugën një faze të rëndësishme të procesit, ngritjes së strukturave të reja të sistemit të drejtësisë dhe hartimit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizon dhe promovon spotin informues për Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Njihuni me të drejtat tuaja për pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse! Organet publike kanë detyrimin të njoftojnë dhe të realizojnë konsultime publike të projektligjeve, projekt-dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, politikave me interes të lartë publik, publikimin e planeve vjetore lidhur me procesin e vendimmarrjes dhe dhënien e informacionit në të gjitha fazat.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale urdhëron Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar nga KShH
Në kuadër të zbatimit të Projektit “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka kërkuar informacion zyrtar nga institucionet qendrore të shtetit si Kryeministria dhe Ministritë lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin
Pranohet nga Gjykata Kushtetuese kërkesa e KShH për cenim të së drejtës për proces të rregullt ligjor
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po përfaqëson në rrugë gjyqësore rastin e një shtetasi të dënuar, F.Z, i cili prej 6 vitesh nuk i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për dëmtimet nervore të shkaktuara në këmbën e tij, si rezultat i thyerjes së pllakës metalike gjatë ekzekutimit të dënimit me burgim. Me vendimin nr. 1/154 akti, dt.
Me datë 13 Janar 2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) realizoi dy sesione trajnimi, me vëzhguesit e përzgjedhur për monitorimin e seancave gjyqesore në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri. Ky monitorim kishtë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të vëzhguesve për të vlerësuar përdorimin e sallave të gjykimit dhe të sistemit të regjistrimit audio.
Njoftim per Shtyp – Forum Disktutimi
Para dy vitesh, në Tetor 2014, Kuvendi miratoi ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, qëllimi kryesor i të cilit është të inkurajojë pjesëmarrjen e publikut dhe grupeve të interesit në vendimmarrje dhe qeverisje, të rrisë efiçencën dhe nivelin e transparencës dhe të përgjegjësisë së autoriteteve publike ndaj publikut dhe palëve të interesuara. Ky ligj institucionalizon