TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DEKLARATË E PËRBASHKËT-NË MBROJTJE TË INTEGRITETIT ZGJEDHOR DHE RESPEKTIMIT TË NDALIMEVE TË SHPËRDORIMIT TË BURIMEVE PUBLIKE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË DT.11 MAJ 2025
13/05/2025
0
Friday, 10 January 2025 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË E PËRBASHKËT-NË MBROJTJE TË INTEGRITETIT ZGJEDHOR DHE RESPEKTIMIT TË NDALIMEVE TË SHPËRDORIMIT TË BURIMEVE PUBLIKE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË DT.11 MAJ 2025

Organizatat tona, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qëndresa Qytetare (QQ), me përvojë në monitorimin dhe adresimin e rekomandimeve lidhur me çështjet dhe problematikat zgjedhore reagojnë publikisht duke marrë parasysh se në dt.11 Janar 2025 fillojnë të shtrijnë efektet ndalimet e legjislacionit zgjedhor për përdorimin e burimeve publike, lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dt.11 Maj 2025.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 91, pika 4), katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Organizatat tona bëjnë thirrje për respektimin e një gare të ndershme dhe të barabartë midis subjekteve zgjedhore, e cila cënohet nëse do të përsëriten problematikat e konstatuara në zgjedhjet e kaluara lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, shitblerjen e votës dhe çdo formë presioni apo ndikimi të papërshtatshëm që prek dinjitetin dhe deformon vullnetin e lirë dhe të pavarur të zgjedhësit. Çdo njeri ka të drejtë të trajtohet me respekt dhe dinjitet, por në çdo rast duhet respektuar standardi që kategoritë ose grupe sociale të mos bëhen objekt i keqpërdorimit të të drejtave të tyre për qëllime elektorale.

Ne vërejmë se fushata zgjedhore ka filluar brenda dhe jashtë vendit shumë herët, në cënim të parashikimeve të nenit 77 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit ajo duhet të fillojë 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

  • Pavarësisht se dispozitat e Kodit Zgjedhor e shtrijnë efektin e tyre lidhur me financimin e subjekteve zgjedhore dhe kontrollin e këtyre të fundit, me fushatën e ligjshme zgjedhore (një muaj para zgjedhjeve), ne vlerësojmë se transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut e partive politike është tepër e rëndësishme në drejtim të garantimit të integritetit zgjedhor dhe parandalimit të financimit të errët apo nga para jo të pastra të këtyre partive. Për rrjedhojë ne kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie publike mbi financimin e aktiviteteve me natyrë elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar deri më tani si dhe planifikohen të zhvillohen në vijimësi, brenda dhe jashtë vendit.
  • Duke marrë shkas nga problematikat e mëhershme, i rekomandojmë të gjitha institucioneve publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, të respektojnë detyrimet e parashikuara në nenin 92 të Kodit Zgjedhor dhe aktet rregullatore të KQZ-së, duke raportuar pa vonesë dhe me vërtetësi pranë kësaj të fundit të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Ne vërejmë me shqetësim, nisur nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara se bashkëpunimi i nëpunësve të administratës publike drejtpërsëdrejti me KQZ-në dhe prokurorinë është pothuajse i munguar në drejtim të denoncimit të shkelësve të detyrimeve të legjislacionit zgjedhor dhe legjislacionit penal, të cilët zgjedhin të shpërdorojnë në kundërshtim me legjislacionin burimin publik për qëllime elektorale.

  • Për rrjedhojë, nisur nga garancitë e parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e sinjalizuesve por edhe në Kodin e Procedurës Penale, i bëjmë thirrje çdo nënpunësi publik të mbrojë integritetin e votës së tij/saj dhe familjarëve të tij/saj, duke paraqitur edhe denoncime anonime nëse ndihet i pambrojtur për të denoncuar me gjeneralitetet e tij dhe nëse disponon fakte të cilat mund të verifikohen nga KQZ apo organi i prokurorisë. Vlen të theksohet se roli i nëpunësve publikë në denoncimin e këtyre shkeljeve është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm nga aktorët politikë.

Në zgjedhjet e kaluara, organizatat tona kanë vërejtur raste kur hetimet administrative dhe veçanërisht ato penale për denoncimet lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve publike janë zgjatur apo zvarritur në kohë, çka dobëson besimin e qytetarëve në mekanizmat raportues dhe rezultatin e pritur ndaj tyre.

  • Ne bëjmë thirrje që hetimet jo vetëm të realizohen në afate të arsyeshme, por njëkohësisht të jenë objektive, të gjithëanshme dhe efektive, pasi ndihmojnë në parandalimin e posaçëm të autorëve të tyre por edhe parandalimit të përgjithshëm të shkeljeve të ngjashme apo të njëjta në të ardhmen.


Në fund, organizatat tona i rekomandojnë KQZ-së, si organi më i lartë i administrimit zgjedhor dhe i pavarur që të përdorë të gjitha burimet dhe instrumentet e mundshme njerëzore e ligjore, për të trajtuar me prioritet shqetësimët si dhe indicjet publike që janë të verifikueshme, lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe jetësimin e standardeve që kërkon Kodi Zgjedhor për mbrojtjen e tyre.

  • Gjithashtu, ne apelojmë partitë politike të nxisin dhe shfaqin vullnet politik dhe akte transparente në raport me burimet shtetërore, si dhe në retorikë dhe aktivitetin e tyre të të bëhen zbatuese dhe promovuese të praktikave të mira që lidhen me votën, me zgjedhjet dhe me demokracinë përfaqësuese.

Shqipëria është në fazë bisedimesh për anëtarësim në BE dhe në stadin e ri, të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë duhet të reflektojnë nga gabimet e të kaluarës dhe të bëhen bartëse të vlerave mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian. Organizatat tona janë të angazhuara të përmbushin detyrimet si shoqëri civile, duke qenë aktiv në monitorimin e të gjithë procesit, sensibilizimin për pjesëmarrje dhe standarde zgjedhore, si dhe për artikulimin dhe adresimin e çdo problematike që mund të shfaqet në secilën fazë të procesit.

  • Tweet

What you can read next

Komente me shkrim lidhur me zbatimin e Konventës kundër Torturës dhe Vuajtjeve të Tjera ose Trajtimit Mizor, Jonjerëzor a Degradues të OKB-së si dhe Protokollit Opsional të saj, nga autoritetet shtetërore Shqiptare
DEKLARATË PËR SHTYP – mbi ecurine e monitorimit te procesit te votimit
KONFERENCË PËR SHTYP

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit