TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • “Sinjalizuesit” apo “Bilbilfryrësit”, instrumenti ligjor i pashfrytëzuar
20/03/2023
1
Thursday, 29 October 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
“Sinjalizuesit” apo “Bilbilfryrësit”, instrumenti ligjor i pashfrytëzuar

“Sinjalizuesit” apo “Bilbilfryrësit”, instrumenti ligjor i pashfrytëzuar

 

Kur kanë kaluar katër vite, nga miratimi i ligjit për “sinjalizuesit” apo “bilbilfryrësit”, denoncimet për praktikat e dyshuara korruptive rezultojnë në shifra modeste, edhe pse nga ana tjetër perceptimi qytetar për korrupsionin ka pësuar rritje.

Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, konsiderohet si një prej instrumenteve më të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe mbrojtjes së fondeve publike. Ai ndërthur disa nga praktikat më të mira ndërkombëtare për mbrojtjen e sinjalizuesve. Madje garancia për sinjalizimin anonim, shkon edhe përtej parashikimeve të Direktivës së Bashkimit Evropian 2019/1937, të miratuar një vit më parë, e cila u ka lënë hapësirë shteteve anëtare, për të vendosur nëse do të ruajnë anonimatin për sinjalizuesit.

Ligji për “sinjalizuesit” hyri nē fuqi, mē 1 tetor tē vitit 2016 për sektorin publik dhe më 1 korrik të vitit 2017 për sektorin privat. Por përkundër trumbetimit si një prej akteve normative më të rëndësishme antikorrupsion nuk ka dhënë asnjë rezultat, si në administratën publike ashtu edhe sektorin privat.

Gjatë monitorimit, të kryer këtë vit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në 10 bashkitë kryesore, rezultoi se është regjistruar vetëm një sinjalizim i brendshëm, pranë bashkisë së Tiranës. E njëjta situatë paraqitet edhe në qeverisjen qëndrore, ku në tre vite, u shënua vetëm nje sinjalizim për Ministrinë e Drejtësisë. Pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), janë depozituar dhe trajtuar në total, deri në fund të vitit të shkuar, 46 sinjalizime dhe 4 (katër) kerkesa për mbrojtje nga hakmarrja të ardhura nga sektori publik. Nga sektori privat, mungojnë si sinjalizimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme.

Ekspertët rendisin një sërë shkaqesh, që kanë sjellë dështimin e mekanizmit të ri, për raportimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive. Mosnjohja e ligjit nga zyrtarët, mosbesimi ndaj institucioneve për vënien para përgjegjësisë të abuzuesve, por edhe frika e hakmarrjeve personale, mbajnë punëmarrësit larg njësive të sinjalizimit. Por në të gjitha rastet, pavarësisht shkakut, nga mosdenoncimi i praktikave të korrupsionit, vijon të cënohet interesi publik.

 

Ngrihen mbi 600 njësi të posaçme, bashkitë me vonesa

Fundi i vitit 2019, gjeti në funksion, 168 njësi përgjegjëse në sektorin publik, si dhe 444 njësi të tilla në sektorin privat. Punonjësit dhe ish-punonjësit mund të denoncojnë praktika të dyshuara korrupsioni në këto njësi, ku regjistrohen si sinjalizime të brendshme, ose pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, si sinjalizime të jashtme.

Çdo institucion publik me më shumë se 80 të punësuar dhe çdo subjekt privat me mbi 100 të punësuar, ka detyrimin për të krijuar një njësi të tillë.

Por nga monitorimi rezulton se një pjesë e konsiderueshme e bashkive, nuk e ka ngritur në kohë njësinë përgjegjëse. Madje në disa raste, vonesat për krijimin e saj, shkojnë deri në tre vite siç ka ndodhur në bashkinë e Shkodrës dhe Dibrës. Megjithatë edhe në bashki të tjera, ku njësitë janë krijuar në kohë, nuk janë regjistruar denoncime.

Në njësitë e qeverisjes qëndrore dhe vendore struktura përgjegjëse, sipas VKM-së përbëhet nga drejtues dhe specialistë të auditit të brendshëm të institucionit. Kjo përbërje ngre pikëpyetje mbi ofrimin e garancisë së nevojshme për denoncuesit.

Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, e vë theksin tek mungesa e besimit në këto njësi.

“Duke qënë auditues në rolin e tyre primar, ato kanë përgjegjësi të auditojnë të gjithë punonjësit. Kjo bën që të ekzistojë frika tek punonjësit, që nëse ankohen tek njësia përgjegjëse (auditues të bashkisë), mund të jenë preh e shkeljeve, që këta zyrtarë mund të konstatojnë edhe për shkak të lidhjeve me eprorët apo persona të tjerë që janë denoncuar. Deri tani nuk rezulton se ka pasur veprime hakmarrëse në rastet e monitoruara pranë ILDKPKI. Por edhe pse ligji parashikon mbrojtjen nga hakmarrja për sinjalizuesit, frika që ekziston tek punonjësit, nuk inkurajon sinjalizimin e praktikave korruptive. I frikësohen humbjes së vendit të punës, cënimit të konfidencialitetit të të dhënave personale, por mbi të gjitha kanë mungesë të theksuar besimi, se denoncimi nuk do të sjellë në fund të ditës përgjegjësinë ndaj të cilëve është bërë ky raportim”.

Edhe vetë audituesit, njëherësh anëtarë të njësive të sinjalizimeve në pushtetin lokal,  ankohen për angazhim të shtuar pa pagesë. Disa prej tyre madje pohojnë se e kanë të vështirë ndjekjen e denoncimeve, për shkak të ngarkesës në rolin e audituesit të brendshëm.  Megjithatë sa kohë mungojnë sinjalizimet e brendshme, edhe zyrtarët do të vazhdojnë të jenë fiktivisht në këtë rol, duke plotësuar me zero sinjalizime raportet vjetore për ILDKPKI-në.

 

Mosnjohja e ligjit, shkaku kryesor i mungesës së sinjalizimeve

Pas miratimit të ligjit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në bashkëpunim edhe me organizatën “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim/Partners Albania for Change and Developments” ka zhvilluar një sërë trajnimesh me njësitë përgjegjëse mbi ligjin dhe mënyrën e funksionimit të tij.

Por zyrtarët dhe punonjësit e tjerë, nga të cilët pritet denoncimi i praktikave abuzive dhe mashtrimeve, kanë pak ose aspak njohuri mbi këtë mekanizëm ligjor. KSHH evidenton se mosnjohja e ligjit, është ndër shkaqet kryesore, që mungojnë sinjalziimet. Një pjesë e mirë e punonjësve që morën pjesë në sesionet e informimit të organizuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pohuan se mund të kenë qënë në dijeni të veprave apo praktikave të dyshuara korruptive por sërish nuk i kanë raportuar ato, pasi nuk kishin asnjë informacion lidhur me ekzistencën, si dhe përmbajtjen e një ligji të tillë në Shqipëri. Nga ana tjetër, nga monitorimi rezultoi se edhe njësitë e posaçme kanë mangësi në drejtim të njohjes së legjislacionit, sidomos për mënyrën e ruajtjes së konfidencialitetit të sinjalizuesve.  Për këtë arsye sugjerohet që nga ILDKPKI, t’i kushtohet vëmendje e veçantë sensibilizimit të punonjësve, mbi mbrojtjen dhe garancitë që ofron ligji për sinjalizuesit.

Para pak kohësh Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, u pasurua me disa dispozita të posaçme për luftën ndaj korrupsionit në fushën e zgjedhjeve dhe çështjen e blerjes së votës. Por në këtë proces, KShH sugjeroi edhe përfshirjen e disa rekomandimeve ligjore, që do t’a bënin ligjin më funksional.  Ato konsistojnë që nga; a) një shpërblim financiar për punonjësit e njësive përgjegjëse; b) testimi, nëse këto njësi garantojnë paanshmëri, për faktin se administrata ndryshon pas çdo rotacioni politik; c) motivim financiar për sinjalizuesit, referuar modelit amerikan, që ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Në mungesë të besimit ndaj njësive sinjalizuese, media vlerësohet ndër aktorët me një rol të rëndësishëm, në inkurajimin e sinjalizuesve potencial.  Mëgjithatë nevojitet një ndërgjegjësim më i lartë i medias dhe publikut, për të shmangur etiketimin e sinjalizuesve si “spiunë”, apo me terma të tjerë diskriminues.

Autore: Dafina Hysa

Eksperte/Gazetare

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PËR APLIKIM
NJË AKT I RËNDË DHUNE NË BURGUN E FUSHË-KRUJË
Komiteti i Helsinkit padit gjyqësisht autoritetet vendore për ndotjen në lumin Devoll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit