TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • DEKLARATË PËR SHTYP – mbi ecurine e monitorimit te procesit te votimit
22/05/2025
0
Sunday, 25 June 2017 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme - Deklarata & Njoftime
DEKLARATË PËR SHTYP – mbi ecurine e monitorimit te procesit te votimit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke monitoruar me anë të 160 vezhguesve afatshkurtër aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e e procesit të votimit, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e RSH. Monitorimi po realizohet në 9 qarqe të vendit, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër

Nga të dhënat paraprake që disponojme deri më tani, e shikojmë të nevojshme të informojmë publikun dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për disa çështje të rëndësishme lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi:

Në Qarkun e Vlorës, në QV nr. 4510, ZAZ nr.82, vëzhgues të KShH-së konstatuan fotografimin e fletës së votimit brenda dhomës së fshehtë, ndërkohë që Komisioni i Qendrës së Votimit lejoi zgjedhësin të votojë. Po në këtë qark dhe ZAZ, në QV nr. 494, në oborrin e qendrës së votimit ka persona që pyesin zgjedhësit se për cilin subject zgjedhor kanë votuar. Në QV 1812/1, ZAZ 34, Tiranë u konstatua prezenca e 3 personave të cilët orientonin zgjedhësit, duke disponuar listën e zgjedhësve të asaj QV se ku duhet të shkonin për të votuar. Në të dyja këto raste, KShH vëren se është shkelur vendimi Ii djeshëm të KQZ-së, dt. 24.06.2017 ku është vendosur se gjatë ditës së votimit, ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër e personave të cilët nuk janë të parashikuar nga neni 110 i Kodit Zgjedhor, në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, duke përfshirë edhe oborret. Në QV 4427 të po kësaj ZAZ-je, fleta e votimit, megjithëse u plotësua jashtë kutisë së fshehtë, KQV-ja lejoi votimin. Për të trija këto raste, vëzhguesit e KShH-së, në përputhje me nenin 7 të Kodit Zgjedhor bënë vërejtjet përkatëse.

Në bashkinë e Vorës, QV 1550, ZAZ 26, vëzhguesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit i është kërkuar të largohet nga ambientet e kësaj Qendre Votimi pa shkak ligjor, duke pretenduar se akreditimi duhej të bëhej nga KZAZ-ja dhe jo nga KQZ-ja. Vëzhguesja ka marrë takim me kryetarin e KZAZ-së, i cili i ka përsëritur të njëjtën gjë. KShH ka bërë me dije Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me këtë pengesë të paligjshme. Pavarësisht njoftimit në kohë të KQZ-së, sërisht vëzhguesja e KShH-së nuk është lejuar të vëzhgojë dhe i është drejtuar një tjetër QV për të monitoruar.

Vëzhgues i Fondacionit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, me të cilët KShH po bashkëpunon, ka konstatuar se në QV 1724/1, 1724/2, 1726 dhe 1726/1, ZAZ 32 Tiranë, është konstatuar se në korridoret e QV ndodhej një person që ndikonte tek zgjedhësit për të votuar për subjekte të caktuara. Ky person qëndroi në këto ambiente për rreth 20 minuta, por pas ndërhyrjes së KQV ai u largua.

Veç sa më sipër, në QV nr. 1919/1, ZAZ 37 Tiranë, disa zgjedhës nuk u lejuan të votonin sepse nuk e kishin emrin në listë, megjithëse se pretendonin se ishin të asaj zone. Nga monitorimi që i kemi bërë faqes së internetit të KQZ-së këto dy ditë, rezulton se nuk hapet varianti elektronik i listës përfundimtare të zgjedhësve në këtë faqe. KShH vlerëson se aksesi në listën elektronike të zgjedhësve është tepër I rëndësishëm për orientimin e zgjedhësve, të cilët nuk e kanë kontrolluar më parë emrin dhe mbiemrin e tyre.

Sipas medias jemi informuar gjithashtu për raste të cenimit të heshtjes zgjedhore dhe të bllokimit të procesit të votimit në disa Qendra Votimi, për shkaqe që nuk parashikohen në Kodin Zgjedhor.

KShH bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partive politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, e cila nuk duhet të cenohet me asnjë formë apo mjet, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që ka si qëllim të ndikojë në vullnetin e zgjedhësve. Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit të tregojnë përgjegjësi maksimale dhe në asnjë rast të mos pengojnë apo bllokojnë procesin e votimit, duke evidentuar shkaqe të cilat sipas Kodit Zgjedhor nuk përbëjnë arsye të ligjshme për pezullimin e procesit të votimit. Shkelja e Kodit Zgjedhor mund të çojë deri në përgjegjësi penale të këtyre shtetasve.

  • Tweet

What you can read next

Më shumë transparencë për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut
Konkluzione për monitorimin e procesit gjyqësor administrativ për sigurimin e padisë për mbylljen e Kolegjit Mehmet Akif Ersoy
Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit