Deklaratë për shtyp – 25 Shtator, 2008


Nje grup perfaqesuesish te komunitetit te grave: perfaqesuese te levizjes se gruas, shoqerise civile dhe botes akademike, ne perpjekjet e tyre per permiresimin e statusit politik te gruas shqiptare kerkojne nga Kuvendi i Shqiperise dhe forcave politike angazhimin e tyre ne mbeshtetje te kuotes gjinore, si element i rendesishem per promovimin e balances gjinore edhe ne Shqiperi.

Nevoja per nje balance gjinore, si kusht i rendesishem i se drejtes njerezore, si mundesi per te perdorur te gjitha talentet e shoqerise, si mundesi per te vene ne jete ekpseriencat e pasura te grave ne zhvillimin e vendit, dhe si nje mundesi per te deshmuar legjitimitetin demokratik te nje shoqerie te modernizuar solli ndermarrjen e kesaj nisme te perbashket per te sygjeruar rruget e mundshme te modifikimit te sistemit elektoral ne pershtatje me kontekstin specifik gjinor.

Kerkesa per perfshirjen e kuotes gjinore ne kodin zgjedhor vjen edhe per faktin se shoqeria ne te cilen jetojme akoma nuk eshte e balancuar nga pikepamja gjinore, sepse kuotat nuk jane vecse nje mase e politikave te barazise qe ndihmojne ne rritjen e balancit gjinor ne institucionet politike, por dhe sepse realizojme keshtu nje prej 5 kerkesave te BE-se, pjese e se ciles pretendojme te behemi.

Ligji “Per barazine gjinore” i rishikuar dhe aprovuar se fundi ka vendosur tashme
a. Kuoten zgjedhore per trupin e zgjedhur legjislativ, sipas se ciles asnjera prej gjinive nuk mund te perfaqesohet me pak se “mbi 30%” (lista e kandidateve),
b. Kuoten vendore qe eshte nje detyrim per te arritur nje perfaqesim te çdonjeres prej gjinive nga jo me pak se mbi 30 % edhe ne nivelin vendor (lista e kandidateve)
c. Kuoten e perfaqesimit ne organet zgjedhore (organet administruese).

Qe ky ligj te behet i aplikushem, dhe duke vleresuar rendesine qe ka sistemi sistemi i renditjes se grave ne liste e konsiderojme element shume te rendesishem, grupimi yne kerkon te konsiderohen variantet e propozuara prej tij, tashme te depozituara ne komisionet perkatese parlamentare.

Ne gjithashtu kerkojme dhe u bejme thirrje te gjithe aktoreve te perfshire ne procesin e reformimit, qe te marrin pergjegjesite individuale dhe kolektive ne mbajtjen e nje qendrimi dinjitoz e qytetar ne zgjidhjen e nje ceshtje kaq madhore, sic eshte legjitimiteti i nje sistemi qe ofron mundesi te barabarta per te gjithe.

Nese 55 % e vendeve demokratike dhe 47 % e vendeve gjysem demokratike kane mundur te aplikojne kuoten, dhe nese 38 % e vendeve jo demokratike po ashtu kane arritur te aplikojne kuoten, nuk ka se si Shqiperia te mos jete pjese e ketyre realiteteve.

Ne kete kontekst, ne i bejme thirrje parlamentit shqiptar dhe forcave politike per te demostruar ne menyre tw qartw deshiren dhe vullentin politik per te mbeshtetur perfshirjen e aspektit gjinor ne kodin zgjedhor me te gjitha mjetet dhe format e mundshme qe ata kane ne dispozicion. Sot me shume se kurre jemi te ndergjegjshme se asnje çeshtje nuk mund te arrihet pa barazine e gruas.

Grupimi yne shpreh bindjen e tij ne mirekuptimin dhe bashkepunimin e ketyre institucioneve per ndermarrjen e hapave pozitive per te realizuar te drejtat e grave dhe barazine gjinore, hapa keto qe do te mundesojne perfshirjen e Shqiperise ne harten e vendeve civile.

Me respekt,

Jeta Katro, Kryetare e Rrjetit të Grave Millennium

Kozara Kati, drejtore ekzekutive, Qëndra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Elsa Ballauri, drejtore ekzekutive, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

Aurela Anasatasi, drejtore ekzekutive, Qëndra për Nisma Ligjore dhe Qytetare

Iris Luarasi, drejtore ekzekutive e Linja e Këshillit për Gra dhe Vajza

Yllka Selimi, Përgjegjesë e Departamentit te Etnologjise, në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit te Artit.

Vasilika Hysi, drejtore ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Prof. Valentina Duka, profesore në Universitetin e Tiranës

Ingrid Shuli, profesore në Universitin e Tiranës

Mirela Sula, Kryeredaktore e revistes “Psikologji”, dhe përfaqësuese e Rrjetit të grave “ Barazi ne vendimmarrje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit