Deklaratë për shtyp – 3 Shtator, 2014


Komiteti Shqiptar i Helsinkit përshëndet dhe mbështet Deklaratën e përbashkët të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Bashkimit Europian, të Gjermanisë, etj.,që u mbajt në Berlin, më 28 Gusht 2014.

Në mënyrë të veçantë përshëndesim Qeverinë Gjermane dhe Kancelaren Angela Merkel, jo vetëm si nismëtarë të organizimit të këtij Samiti, por dhe për vullnetin e angazhimin pa rezerva për të ndihmuar vendet e këtij rajoni drejt një progresi real të reformave që po ndërmerr, për zgjidhjen e çështjeve të tyre dypalëshe ose të brendshme, si dhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

KShH vlerëson, gjithashtu, atë pjesë të Deklaratës ku palët pjesëmarrëse në Samit theksojnë nevoja për shtrirjen e bashkëpunimit rajonal edhe në nivelin e shoqërisë civile, sidomos në drejtim të zgjerimit të shkëmbimeve ndërshtetërore, veçanërisht mes të rinjve.

KShH si organizatë jo-fitimprurëse, pjesë aktive e shoqërisë civile, shpreh gatishmërinë e vet dhe njëkohësisht u bën thirrje të gjithë aktorëve të këtij sektori, për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e objektivave të Deklaratës së Samitit, të cilat janë tepër të rëndësishme në drejtim të realizimit të aspiratës sonë të përbashkët për Integrim në Bashkimin Europian.

Në këtë kuadër, KShH angazhohet të jetë pjesë e nismave dhe programeve, brenda vendit e në rajon, për forcimin e mirëqeverisjes dhe rritjen e besimit tek organet e drejtësisë, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve, si dhe për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2020 >
February
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
242526272829 
TOP