TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklaratë për shtyp: Ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi
12/05/2025
0
Friday, 14 February 2020 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
Deklaratë për shtyp: Ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi

Një grup organizatash të shoqërisë civile, në mbështetje të reagimeve të mëparshme, pasi u njohën me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, të depozituar nga Këshilli i Ministrave në Kuvendin e RSH dhe të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit (pjesë e paketës ligjore ANTI-KÇK), shprehin shqetësimin si vijon:

Organizatat e shoqërisë civile, ashtu si në të kaluarën mbështesin çdo nismë që synon të intensifikojë luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe të konsolidojë sigurinë publike në vendin tonë. Mbështetja jonë në këtë drejtim është pasqyruar edhe me kontributin që është dhënë në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë, një reformë, për të cilën pati konsultime gjithëpërfshirëse me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë. Me shqetësim vërejmë se, projektligji i propozuar, ashtu sikurse më herët edhe akti normativ me fuqinë e ligjit i miratuar në dt.31 Janar të këtij viti nga Këshilli i Ministrave, janë hartuar pa transparencë dhe pa konsultim publik paraprak me përfaqësuesit e organizatave vendase të shoqërisë civile.

Organizatat e shoqërisë civile vërejnë se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, ashtu sikurse akti normativ përmban dispozita që ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimeve të rëndësishme kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Konkretisht:

Edhe pse koordimini dhe bashkëpunimi midis institucioneve është i nevojshëm, në vlerësimin tonë, përbën shkelje të pavarësisë së prokurorisë neni 2 i projektligjit (njësoj si neni 8 i aktit normativ). Në këtë dispozitë propozohet që organe të pavarura kushtetuese, sikurse është Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të jenë pjesë e Komitetit Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar. Ky komitet, i organizuar në mënyrë kolegjiale do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm (pjesë e ekzekutivit). Gjithashtu, kjo strukturë ka në përbërje funksionarë të ekzekutivit si psh Ministri i Drejtësisë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë që emërohen dhe shkarkohen direkt nga Kryeministri si dhe ka në përbërje gjithashtu Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Komiteti Koordinues, krijon premisa për ndikim të papërshtatshëm nga ekzekutivi në ushtrimin e pavarur të funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Vlen të përmendim gjithashtu faktin se Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj veprave penale të kryera nga zyrtarët e nivelit të lartë, përfshi këtu edhe përfaqësuesit e ekzekutivit në këtë Komitet Koordinues (neni 148/dh i Kushtetutës).

Çdo rregullim i ri ligjor është vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese se nuk është i mjaftueshëm dhe jo kushtetues, nëse nuk garanton shmangien e ndikimeve që mund të ushtrojë pushteti ekzekutiv në çështje që lidhen me dhënien e drejtësisë nga gjykata. 

Neni 4 i projektligjit ndryshon nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë e shtetit, ku parashikohet se gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, Policia përdor masat e parashikuara në shkronjat “a” – Përgjimi ambiental, “b” – Përdorimi i pajisjeve teknike për fotografim, filmim, video, “c” – përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve” dhe “ç” mbikqyrjen e fshehtë. Në ndryshim nga ligji në fuqi, për të zbatuar këto masa, nuk kërkohet autorizim nga prokurori. Ndërkohë që për masat e parashikuara në gërmat “a”, “b” dhe “ç”, mund të zbatohen bazuar thjesht në miratimin nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. Parashikimet e nenit 131 të projektligjit, dhe heqja e autorizimit të prokurorisë për të dhënë këto masa, në vlerësimin tonë bien ndesh me nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale. Kodi i Procedurës Penale është ligj i miratuar me shumicë të cilësuar, bazuar në nenin 81 pika 2 të Kushtetutës dhe dispozitat e tij kanë epërsi ndaj dispozitave të ligjeve që janë miratuar me shumicë të thjeshtë, sikurse është Ligji “Për Policinë e Shtetit”.

Lidhur me masat e propozuara në nenin 131, dëshirojmë të sjellim në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) që ka penalizuar në një rast të ngjashëm Hungarinë (vendim i dt.12 Janar 2016, në çështjen Szabo dhe Vissy kundër Hungarisë). Në këtë çështje, Gjykata e Strasburgut (GJEDNJ) vlerësoi se aktivitetet e gjera të përgjimit sekret që ishin kryer nga Task Forca Hungareze Anti-Terror kishin shkelur të drejtat e aplikantëve. Task Forca Hungareze u krijua nën ombrellën e strukturave të policisë, bazuar në legjislacionin antiterror të vitit 2011. GJEDNJ konstatoi shkelje të Konventës Evropiane e në mënyrë të veçantë të së drejtës për privatësi, pasi Hungaria nuk kishte garantuar mbikëqyrje apo kontroll gjyqësor mbi veprimet përgjuese të Task Forcës si dhe nuk kishte garantuar masa të tjera mbrojtëse të sakta dhe efektive. Në rastin e Shqipërisë, dispozitat e parashikuara përbëjnë akoma më shumë shkelje flagrante të Konventës Evropiane (KEDNJ), pasi në ndryshim nga Hungaria, vendosja e masave të veçanta nga policia e shtetit por pa autorizim të prokurorisë, nuk është kufizuar vetëm në kuadër të luftës kundër terrorizmit por është për çdo vepër penale.

Lidhur me propozimin e bërë në pikën 4 dhe 5 të nenit 131 të ligjit (sipas projektligjit), vlerësojmë se caktimi i kompetencave të tilla të përbashkëta, mes Ministrit përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dobëson kontrollin e gjyqësorit mbi ekzekutivin, dobëson pavarësinë e gjyqësorit, vendos gjyqësorin nën ndikimet e papërshtatshme të ekzekutivit dhe mund të çojë në cenimin e të drejtave të shtetasve, përfshi këtu në mënyrë të veçantë të së drejtës për privatësi, të sanksionuar në nenin 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Organizatat e shoqërisë civile:
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)
2. Instituti për Studime Politike (ISP)
3. Birn Albania
4. Instituti Shqiptar i Shkencës
5. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
6. Instituti i Kërkimeve Urbane
7. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
8. Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar
9. Qendra Altri
10. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
11. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
12. Qendra Europiane
13. Civil Rights Defenders
14. INAC
15. Në dobi të gruas shqiptare
16. Aleanca LGBT
17. CRCA
18. Këshilli Shqiptar i Medias
19. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
20. Gender Alliance for Development Centre
21. Partnerët Shqipëri
22. AWEN- Albanian Women Empowerment Network

  • Tweet

What you can read next

I hapet rrugë procesit të zhbllokimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas legjislacionit të ri të reformës në drejtësi
Më shumë përgjegjësi në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe angazhimeve të ndërmarra
Humbja tronditëse e jetës së shtetasit shqiptar Pëllumb Marnikollaj

1 Comment to “ Deklaratë për shtyp: Ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi”

  1. Përgjimet pa leje nga Policia / Komiteti Shqiptar i Helsinkit përshëndet propozimin e SPAK për... - Descript says :Reply
    28/05/2020 at 18:46

    […] së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propozuara-ne-ligjin-per-policine-e-shtetit-dobe…) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se […]

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit