TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • DEKLARATË PËR SHTYP – TË RESPEKTOHEN TË DREJTAT E GAZETARËVE DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË MEDIAS
13/05/2025
0
Tuesday, 24 September 2024 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË PËR SHTYP – TË RESPEKTOHEN TË DREJTAT E GAZETARËVE DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË MEDIAS

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në ushtrim të misionit të tij është njohur me ankesën e një gazetareje për të cilën ka detyrimin e respektimit të anonimatit të saj. Marrë shkas nga kjo ankesë dhe të dhënat që KShH disponon nga veprimtaria e tij sikurse është rasti i ndërprerjes së marrëdhënieve të punës së disa punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar një vit më parë, vërejmë me shqetësim se ka ende punonjës të mediave që përballen prej kohësh me vendime apo presion për zgjidhje të padrejta të kontratave të punës, vonesa në kalimin e pagës mujore, mosderdhjen rregullisht të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mungesën në disa raste të kontratave të rregullta të punës, ekzekutimin e pagës pjesërisht në rrugë informale.

Shkeljet e mësipërme, ndër të tjerash bien ndesh me nenet 12, 95, 116 e 118 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, si dhe me ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”. Kjo situatë, e shoqëruar edhe me elementë të censurës apo vetë censurës në ambientin e punës krijon tek gazetarët shqetësime psikologjike dhe shëndetësore dhe një mjedis pune të pasigurtë, çka vështirëson misionin e tyre në shërbim të publikut dhe të vërtetës.

Ka pasur çështje që KShH i ka përfaqësuar në rrugë administrative dhe gjyqësore, ndërkohë që punonjësit e medias shpesh herë ndihen të frikësuar për të iniciuar procese të tilla. Është pozitiv fakti që tashmë në sistemin tonë gjyqësor janë krijuar disa precedentë pozitiv të praktikës gjyqësore, në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtave të punonjësve të medias. Kjo praktikë mund të shërbejë për të frymëzuar kolegët e medias që gjenden në kushte të njëjta apo të ngjashme të cenimit të të drejtave të tyre.

KShH vlerëson në mënyrë të veçantë mbrojtjen e lirisë kushtetutese të shprehjes dhe të medias së lirë në një shoqëri demokratike, sanksionuar në nenin 22 të Kushtetutës. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur se “liria e shprehjes përbën një nga themelet kryesore të shoqërisë demokratike dhe një nga kushtet bazë për përparimin e saj dhe për zhvillimin e çdo njeriu” (çështja Handyside kundër Mbretëria e Bashkuar).

Si rrjedhojë e mungesës së një sindikate për punonjësit e medias dhe vështirësitë objektive që ata kanë në krijimin e saj, KShH i sugjeron Unionit të Gazetarëve dhe organizatave të tjera të medias në vendin tonë të reagojnë në mënyrë sistematike dhe ndërhyjnë institucionalisht për të parandaluar në të ardhmen shkeljet e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në vendin tonë.

  • Tweet

What you can read next

Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar
Ngjarja e Vaut të Dejës të hetohet me përparësi
REAGIM PUBLIK – Kthimi i Opinionit Miqësor të OJF-ve, regres në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit