Dënojmë dhunën ndaj gazetarit


Media elektronike dhe ajo e shkruar informoi publikun e gjerë për një akt të dënueshëm. Për shkak të ushtrimit të detyrës së tij, është dhunuar barbarisht gazetari Eduard Ilnica. Kjo ngjarje ka ndodhur pas një shkrimi që ai kishte publikuar në faqen elektronike të “Telesport”, lidhur me ndeshjen mes ekipeve të futbollit të Korabit dhe të Kastriotit, disa ditë më parë.

Gazetari, nëpërmjet këtij shkrimi kishte njoftuar publikun për trazirat e ndodhura në ndeshjen e mësipërme.

Komiteti Shqiptar i Helsnikit (KSHH) dënon këtë akt të shëmtuar, i cili cenon haptazi lirinë e shprehjes së sanksionuar në Kushtetutë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Shtypi është i lirë dhe misioni i tij është të marrë dhe të japë informacione që kanë interes publik.

KSHH i sugjeron organeve të ndjekjes penale hetim të plotë, të gjithanshëm dhe objektiv si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve. KSHH e shikon të nevojshme të theksojë se, raste të tilla nuk janë të rralla dhe as të veçuara. Parandalimi i tyre është i nevojshëm.

KSHH i uron shërim të shpejtë Gazetarit Eduard Ilnica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit