TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DESTINACIONI I TOKËS PO TJETËRSOHET PA BAZË LIGJORE
30/01/2026
0
Friday, 30 January 2026 / Published in 0 - Lajme

DESTINACIONI I TOKËS PO TJETËRSOHET PA BAZË LIGJORE

PROJEKTI I FINANCUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN GJEN SHKELJE NË BASHKITË DEVOLL DHE KOLONJË

Pushteti lokal në bashkitë Devoll dhe Kolonjë ka ndryshuar destinacionin e tokave pyjore dhe kullotave në zonë industriale për parqe fotovoltaike pa një bazë të qartë dhe të posaçme ligjore. Bëhet fjalë për vendimet e këtyre dy bashkive për të dhënë me qira afro 1 mijë hektarë tokë dhe kullota përgjatë dy viteve (2022-2024) ndërkohë që  ligji “Për fondin kullosor” nuk e lejonte përdorimin industrial deri në ndryshimet ligjore të vitit 2024, ndërsa ligji “Për pyjet” ende nuk e lejon këtë lloj zhvillimi. Ky ka qenë një ndër gjetjet më shqetësuese përgjatë projektit “Monitoring for Sustainability” që organizata “All Green Centre” ka zhvilluar në këto dy bashki përgjatë dhjetë muajëve (janar-tetor 2025).

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian kishte në fokus parandalimin e korrupsionit në përdorimin e tokës në bashkitë Devoll dhe Kolonjë, përmes monitorimit të proceseve vendimmarrëse dhe fuqizimit të komuniteteve lokale në rajonin e Korçës.

Fokus i veçantë i punës ka qenë analizimi i vendimeve dhe procedurave të qeverisjes vendore që lidhen me ndryshimin e përdorimit të tokës nga fond pyjor dhe kullosor në përdorim industrial për ndërtimin e centraleve fotovoltaike, si dhe vlerësimi i ndikimeve të këtyre vendimeve në mjedis dhe në interesin publik.

Paralelisht me procesin e monitorimit, projekti ka nxitur përfshirjen aktive të komunitetit, veçanërisht të grave, vajzave dhe të rinjve, në ndjekjen, monitorimin dhe avokimin për vendimmarrje më transparente dhe të përgjegjshme. Përmes takimeve komunitare, aktiviteteve informuese dhe trajnimeve edukative, është forcuar roli i qytetarëve si aktorë aktivë në mbrojtjen e territorit dhe në kërkimin e llogaridhënies nga institucionet vendore, me synim promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë.

Gjatë zbatimit të projektit janë realizuar një sërë aktivitetesh që synuan ndërgjegjësimin publik, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe rritjen e rolit të të rinjve në monitorimin e vendimmarrjes lokale. Në dy bashkitë e zgjedhura janë organizuar tre takime informuese komunitare, me pjesëmarrjen e 55 banorëve, ku u diskutuan ndikimet sociale, mjedisore dhe të qeverisjes nga ndryshimi i përdorimit të tokës.

Gjashtë sesione trajnimi në shkolla të mesme në Devoll, Kolonjë, Korçë, Pogradec, Maliq dhe Pustec, me pjesëmarrjen e 214 nxënësve, mbi korrupsionin në qeverisjen vendore, përdorimin e territorit dhe rolin e të rinjve në mbikëqyrjen qytetare.

Ndërkohë që në tetor 2025, në Korçë u organizua forumi Rajonal “Integriteti Mjedisor në Përdorimin e Tokës”, me 22 pjesëmarrës nga pushteti vendor, shoqëria civile, media, akademia dhe të rinjtë.

Organizata “All Green Centre” hartoi edhe një raport të cilën e prezantoi zyrtarisht edhe në Këshillat Bashkiakë të Devollit dhe Kolonjës, ku u paraqitën gjetjet kryesore, problematikat e evidentuara dhe rekomandimet për përmirësimin e transparencës dhe të vendimmarrjes në përdorimin e territorit.

Raporti është hartuar nga Organizata “All Green Centre” në kuadrin e projektit “Monitoring for Sustainability” në kuadër të skemës së nëngrantimit të dhënë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në zbatim të projektit “Shoqëria Civile kundër korrupsionit, nga një sfidë vendase në një përgjigje Europiane”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

  • Tweet

What you can read next

Deklaratë për shtyp: Ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi
NJOFTIM PËR SHTYP – THIRRJE E NJË GRUPIMI TË ORGANIZATAVE SHQIPTARE TË SHOQËRISË CIVILE
KËRKESË PËR OFERTË PËR KOMPANI AUDITUESE

Kërkoni

TË FUNDIT

  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...
  • ROLI I INTEGRITETIT NË PËRVOJËN ARSIMORE UNIVERSITARE SI MEKANIZËM ANTI-KORRUPSION

    Roli i integritetit në përvojën arsimore univer...
  • DEKLARATË PËR SHTYP–PASOJAT E PËRMBYTJEVE: KËRKOHET PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE SI DHE TRANSPARENCË DHE OBJEKTIVITET PËR DËMSHPËRBLIMIN E BANORËVE

    Më datë 16.01.2026 një grup vëzhguesish të Komi...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit