TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Subjektet Zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin mediatik për zgjedhjet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023, në respekt të pavarësisë editoriale të mediave
11/07/2025
0
Tuesday, 04 April 2023 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

Subjektet Zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin mediatik për zgjedhjet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023, në respekt të pavarësisë editoriale të mediave

Prej vitit 2009 e në vazhdim, madje edhe në raportin e fundit për zgjedhjet parlamentare të datës 25 Prill 2021, OSBE/ODIHR ka rekomanduar të rishikohet neni 84/1 i Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e para-regjistruara të prodhuara nga partitë politike, të transmetohen gjatë dhënies së lajmeve, gjë që krijon avantazh të padrejtë, sidomos për partitë kryesore politike. OSBE/ODIHR vërejti në këto zgjedhje, por edhe më herët, se transmetuesit u frenuan të zhvillojnë një mbulim të thelluar dhe analitik të të gjitha subjekteve zgjedhore. Kjo, e kombinuar edhe me përmbajtjen e prodhuar nga vetë partitë në programet informative, që kufizoi mundësinë e zgjedhësve për të bërë zgjedhje të informuara. Duke interpretuar ngushtë ligjin dhe rregulloret e KQZ-së, transmetuesit shpesh zgjodhën të mos merrnin pjesë në ngjarjet e fushatës, gjë që rezultoi në mungesë të mbulimit gjithëpërfshirës dhe objektiv të subjekteve dhe bëri të paqartë ndarjen midis përmbajtjes editoriale dhe reklamës politike.

Vlen të përmendet gjithashtu se megjithëse në vitin 2020, në Kodin Zgjedhor, u bënë mjaft shtesa dhe ndryshime, neni 84/1 mbeti po ai, i ndryshuar në vitin 2012. KShH shpreh keqardhjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, deri më tani, për shkak të polarizimit të tejskajshëm nuk arriti të shqyrtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të adresuara në zgjedhjet parlamentare të dt.25 Prill 2021 dhe rekomandimet e tjera të pashqyrtuara në raporte të mëhershme të tij.

Në të njëjtën linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it është edhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ), e cila ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe liria e shprehjes, e në mënyrë të veeçantë liria e debatit politik, qëndrojnë në themelet e një demokracie. Këto dy liri janë të ndërlidhura dhe funksionojnë për të përforcuar njëra-tjetrën. Është veçanërisht e rëndësishme në periudhën para zgjedhjeve, opinionet dhe informacionet e të gjitha llojeve të lejohen të qarkullojnë lirisht[1]. Ky parim zbatohet si për zgjedhjet kombëtare ashtu edhe për ato lokale[2]. Kjo gjykatë ka theksuar gjithashtu se roli monitorues i medias në periudhën zgjedhore përfshin ushtrimin e pavarur të lirisë së shtypit, në bazë të zgjedhjes së lirë editoriale që synon të japë informacion dhe ide për tema me interes publik. Veçanërisht, diskutimi i kandidatëve dhe programeve të tyre kontribuon në të drejtën e publikut për të marrë informacion dhe forcon aftësinë e votuesve për të bërë zgjedhje të informuara ndërmjet kandidatëve që konkurrojnë në zgjedhje[3].

KShH vlerëson se, në funksion të plurarizmit mediatik, lirisë editoriale dhe nevojës për të verifikuar informacion gjatë periudhës zgjedhore, është shumë e rëndësishme që media të mos jetë “e detyruar” apo “kushtëzuar” ti referohet përmbajtjes së materialeve të prodhuara nga partitë politike, duke përfshirë këtu filimimet e pararegjistruara, programet e disponueshme në formatet dixhitale që shkarkohen në internet (podcast), apo forma të tjera të transmetimit live që krijojnë një mjedis vetë-censurues, tepër të dëmshëm për lirinë e medias në vendin tonë. 

Pavarësisht nga fakti se legjislacioni ynë zgjedhor nuk është ndryshuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, KShH i sugjeron subjekteve zgjedhore të konkurrojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente karshi publikut, duke i mundësuar medias hapësirën e nevojshme, për të mbuluar në mënyrë të pavarur dhe të lirë aktivitetet e tyre. Në të kundërt, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës për lirinë e medias dhe lirinë e zgjedhjeve në vendin tonë.

Vlen gjithashtu të theksohet se në Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri, të realizuar nga KShH për vitin 2021, punonjësit e medias të anketuar listuan një sërë ngjarjesh, që sipas tyre cenuan lirinë e medias përgjatë vitit 2021ndër të cilat ishte krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, e cila kufizon hapësirën që kanë gazetarët për të kërkuar prononcime të drejtpërdrejta nga përfaqësuesint e ekzekutivit si dhe fushata zgjedhore dhe vijimi i traditës së kasetave të gatshme. Rastet e censurës dhe vetë-censurës u pohuan gjithashtu në masë të konsiderueshme, nga rreth 45% e të anketuarve[4].

Njëkohësisht, në kuadër të zgjedhjeve vendore të dt.14 Maj, KShH i sugjeron KQZ-së që të ketë në konsideratë këtë problematikë dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, gjatë fushatës së ligjshme zgjedhore që fillon në datën 14 Prill 2023, çka do ti shërbente barazisë proporcionale të subjekteve zgjedhore dhe do të respektonte të drejtën dhe lirinë e medias audiovizive.


[1] Orlovskaya Iskra kundër Rusisë, § 110; Cheltsova kundër Rusisë, § 96; Długołęcki kundër Polonisë, § 40; Bowman v. Mbretëria e Bashkuar [GC], § 42; Teslenko dhe të tjerët kundër Rusisë, § 119

[2] Cheltsova kundër Rusisë, § 96; Kwiecień kundër Polonisë, § 48

[3] Orlovskaya Iskra kundër Rusisë, § 130

[4] https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2022/10/Barometri-Kombetar-per-Lirine-e-Medias-ne-Shqiperi_Tetor-2022-KShH.pdf

  • Tweet

What you can read next

Raport mbi disa gjetje të pjesshme të monitorimit të organeve ndihmëse të vettingut
THIRRJE PER INTERSHIP
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT TREGTAR/KOMPANI IT

Kërkoni

TË FUNDIT

  • PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR NË GOLEM/DURRËS I CILI OFRON AKOMODIM, SALLË MBLEDHJESH SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE VAKTE FULL-BOARD PËR 1 NATË (CHECK IN 23.07.2025 DHE CHECK OUT 24.07.2025)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit