TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • EKSPERT PËR HARTIMIN E METODOLOGJISË, MEKANIZMAVE MONITORUES DHE TË RAPORTIT TË VLERËSIMIT MBI ANGAZHIMIN E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET VENDIMMARRËSE DHE LEGJISLATIVE
20/03/2023
0
Friday, 11 September 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
EKSPERT PËR HARTIMIN E METODOLOGJISË, MEKANIZMAVE MONITORUES DHE TË RAPORTIT TË VLERËSIMIT MBI ANGAZHIMIN E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET VENDIMMARRËSE DHE LEGJISLATIVE

 

Dt. 11 Shtator 2020

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

EKSPERT PËR HARTIMIN E METODOLOGJISË, MEKANIZMAVE MONITORUES DHE TË RAPORTIT TË VLERËSIMIT MBI ANGAZHIMIN E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET VENDIMMARRËSE DHE LEGJISLATIVE

Hyrje

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të implementimit të grantit të akorduar në zbatim të projektit “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimit Qytetar (PACEP)”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI), shpall thirrjen për ekspert, me qëllim hartimin e metodologjisë, mekanizmave monitorues dhe të Raportit të Vlerësimit mbi angazhimin e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse dhe legjislative të Kuvendit të Shqipërisë.

Fillimisht eksperti do të hartojë metodologjinë e vlerësimit, e cila do të shërbejë si dokumenti bazë referues për hartimin e Raportit të Vlerësimit. Kjo metodologji do të parashikojë mënyrën se si do të identifikohet dhe grumbullohet informacioni cilësor nga ana e aktorëve përgjegjës. Eksperti i angazhuar do të jetë përgjegjës edhe për hartimin e mekanizmave (monitoring tools) që do të përdoren me qëllim zbatimin me efikasitet të metodologjisë së monitorimit dhe prodhimin e të dhënave objektive.

Nëse është e nevojshme, në aspektin metodologjik, marrja e informacionit dhe dokumentacionit zyrtar nga institucionet, eksperti do të jetë përgjegjës për identifikimin e tyre, specifikimin e informacionit/dokumentacionit që vlerësohet i nevojshëm dhe me ndihmën e stafit të KShH-së do të hartojë shkresat për informacion drejtuar institucioneve, në nivel lokal dhe kombëtar.

Paralelisht KShH do të angazhojë një ekspert tjetër ligjor që do të vlerësojë nga pikëpamja ligjore funksionalitetin e mjeteve ligjore që kanë në dispozicion anëtarët e shoqërisë civile dhe grupet e interesit. Me qëllim shmangien e mbivendosjes dhe krijimin e sinergjisë në punën e dy ekspertëve, stafi i KShH-së do të lehtësojë zhvillimin e takimeve, shkëmbimin e mendimeve, sugjerimeve dhe ideve midis të dy ekspertëve.

Detyrat që duhet të përmbushë eksperti i angazhuar

Eksperti i angazhuar pritet të përmbushë këto angazhime:

  • Do të hartojë metodologjinë mbi bazën e të cilës do të hartohet raporti i vlerësimit;
  • Do të përpilojë mekanizmat monitorues (monitoring tools) që do të përdoren me qëllim zbatimin me efikasitet të metodologjisë së monitorimit. Këto mekanizma duhet të jenë pyetësorë të individualizuar që i adresohen përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktorëve të interesuar.
  • Do të marrë takime dhe do të realizojë intervista me përfaqësues të administratës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të interesuar p.sh: sindikata, shoqata biznesi etj.
  • Do të moderojë 4 Fokus Grupet që do të realizohen me qëllim marrjen e informacionit dhe shkëmbimin e ideve dhe sugjerimeve, plotësimin e mekanizmave monitorues me aktorët përgjegjës të shoqërisë civile dhe palët e interesuara.
  • Do të hartojë skaletën e raportit të vlerësimit dhe do të jetë përgjegjës për hartimin dhe finalizimin e tij. Në këtë raport vlerësimi, për ekspertin parashikohen këto detyra kryesore:
  • Do të analizojë nga pikëpamja e prakticitetit përdorimin në praktikë (real) të mjeteve ligjore që kuadri ligjor në fuqi i mundëson shoqërisë civile apo grupeve të interesit, me qëllim ofrimin e kontributit në proceset vendimmarrëse apo ligjore të Parlamentit. Kjo analizë do të karakterizohet nga krahasimi konstruktiv me praktikat më të mira të vendeve të rajonit dhe/ose europiane.
  • Do të analizojë nga pikëpamja cilësore se cilat janë kapacitetet, arritjet, vështirësitë, sfidat dhe perceptimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe palëve të interesuara, në marrëdhënie me Parlamentin në momentin e depozitimit të peticionit/nismës legjislative qytetare. Gjithashtu, do të analizojë dhe pikëpamjen e përfaqësuesve të Parlamentit kapacitetin dhe vështirësitë që hasin përfaqësuesit e shoqërisë civile, në momentin e adresimit të këtyre mjeteve ligjore.
  • Do të realizojë një hartëzim (mapping) të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të interesuar në 4 rajonet e vendit, të cilat do të përcaktohen në bashkëpunim me stafin zbatues të projektit. Ky hartëzim do të ketë në fokus vlerësimin e potencialit të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të interesuar për të ushtruar mjetet ligjore të parashikuara në procesin ligjvënës dhe vendimmarrës të Parlamentit si peticioni dhe nisma ligjvënëse qytetare. Gjithashtu, nga ana e ekspertit do të përpilohet dhe një pyetësor, i cili nëpërmjet formatit online apo takimeve në terren do të përdoret për grumbullimin e të dhënave nga ana e organizatave të shoqërisë civile apo aktorëve të tjerë të interesuar.
  • Në përfundim të raportit, eksperti pritet të dalë me sugjerime/rekomandime konkrete që vijnë si rezultat i nevojës për të vënë në pah avantazhet në përdorimin e mjeteve të tilla ligjore, por dhe vështirësive, sfidave e kapaciteteve që zotërojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe aktorët e interesuar.

Angazhimi i ekspertit do të jetë për një periudhë 1 mujore (30 ditë), ndërkohë që datat respektive të angazhimit do të përcaktohen në bashkëpunim me stafin koordinues të projektit. Metodologjia, pyetësorët e sipërcituar dhe raporti i përgatitur nga eksperti do t’i nënshtrohet disa konsultimeve, sipas parashikimeve të projektit (konsultim me organizatën partnere IDM, konsultim me donatorin, konsultim me institucionet që preken nga raporti i Vlerësimit (Kuvendi), konsultim me aktorë të shoqërisë civile, konsultim me ekspertin ligjor të angazhuar).

Aftësitë individuale

  1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm;
  2. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe mendimi kritik;
  5. Të respektojë detyrat dhe afatet e vendosura nga ekipi zbatues i projektit;

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  1. Të ketë përfunduar  me rezultate shumë të mira studimet e larta;
  2. Të ketë njohuri mjaft të mira të së drejtës kushtetuese dhe/ose të drejtës parlamentare;
  3. Të ketë eksperiencë 5 vjeçare në shoqërinë civile;
  4. Të ketë eksperiencë profesionale 10 vjeçare si ekspertë në hartim metodologjie dhe raportesh studimore, vlerësuese apo monitoruese në fushat e shtetit të së drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut;

KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, postare ose dorazi, deri në datën 17 Shtator 2020, ora 17.00, dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Letër motivimi;
  3. Metodologji Monitorimi (Koncept, 4-5 faqe)
  4. Ofertë financiare, e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale prej 5050 USD (Bruto).

Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet.

 

  • Tweet

What you can read next

Thirrje për subjekte / ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese për të drejtat e punës të gazetarëve
KERKESE PER OFERTE – SUBJEKT/KOMPANI PER REALIZIMIN E DESIGN TE KOPERTINES DHE PERMBAJTJES, FAQOSJEN DHE BOTIMIN E MANUALIT TE XHEPIT
THIRRJE – Për angazhimin e një eksperti për hartimin e raportit paraprak dhe final

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit