Në 15 ditëshin e dytë të muajit Mars 2019, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u sinjalizua se në qytetin e Tiranë, Njësitë e qeverisjes vendore nuk u kishin bërë asnjë njoftim me shkrim zgjedhësve në banesat e tyre, se në cilën qendër votimi do të votojnë në datë 30 Qershor 2019 dhe në cilin numër...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit po vëzhgon procesin zgjedhor për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore që do të mbahen në datën 30 Qershor 2019. Në këtë kuadër do të monitorohet procesi parazgjedhor, ai i votimit dhe i numërimit në disa prej qendrave të votimit dhe numërimit në qytetet Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin e tij sepse, megjithëse sot në dt. 13 Prill 2018, mbaron mandati 6 mujor i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë informacion nëse për ndonjë çështje të rëndësishme që është trajtuar të jetë arritur konsensus, nëse ka filluar ose jo puna me...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar pjesërisht procesin zgjedhor ditën e votimit dhe vijon të monitorojë procesin e numërimit për zgjedhjet parlamentare të dt. 25 Qershor 2017. Monitorimi është realizuar nga 160 vëzhgues të akredituar nga KQZ dhe është shtrirë në 11 KZAZ dhe 154 qendra votimi në 9 qarqe të vendit, përkatësisht në...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson punën pozitive të KQZ-së në zbatim të Kodit Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka punuar me intensitet dhe është angazhuar seriozisht për zgjidhjen e disa problemeve të rëndësishme. Megjithëkëtë, shprehim shqetësimin tonë se, jo vetëm nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit por edhe nga sinjalizme...
Sipas njoftimeve të vëzhguesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), vijon procesi i votimit në QV të monitoruara prej tyre. Të dhënat paraprake të monitorimit evidentojnë se, procesi i votimit në përgjithësi ka qenë i qetë, ndërkohë që janë konstatuar disa parregullsi në procedurat e ndjekura nga organet e administrimit zgjedhor në nivel vend...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke monitoruar me anë të 160 vezhguesve afatshkurtër aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e e procesit të votimit, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e RSH. Monitorimi po realizohet në 9 qarqe të vendit, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Fier dhe...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është i ndërgjegjshëm për shqetësimet e drejta dhe të përsëritura të KQZ-së lidhur me propozimet e vonuara të partive përkatëse parlamentare (subjekteve zgjedhore) për ngritjen e KQV-ve dhe grupeve të numërimit të votave (GNV-ve). Tashmë ky është fakt që e vë KQZ-në objektivisht në kushte të vështira për garanti...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) nëpërmjet medias është vënë në dijeni se ditët e fundit është ushtruar dhunë ndaj Gj.GJ, Kryetar i Fshatit Rraboshtë, Lezhë, S.L, Kandidate e LSI-së për Pukën, R.K, Kryetare e LRI-së si dhe B.Ç, Koordinator i LSI-së në Fushë-Krujë. Media njofton gjithashtu se tre prej këtyre shtetasve janë shtruar në spital...
Në njoftimin për median të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së), të dt. 10 Qershor 2017 shprehet shqetësimi se drejtuesit e administratës shtetërore pengojnë komisionerët që janë në mardhënie pune të angazhohen në detyrën e anëtarëve të KZAZ-ve, gjë që vështirëson administrimin e procesit zgjedhor. Angazhimi i tyre në këtë detyrë është i ligjs...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), dje në datën 8 Qershor 2017 realizoi një vëzhgim në burgun e Peqinit nëse ishte zbatuar drejt Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Sipas nenit 2, pika 4, nuk kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin me votim të...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit po vëzhgon procesin zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen në datën 25 Qershor 2017. Në këtë kuadër do të monitorohet procesi i votimit dhe i numërimit në disa prej qendrave të votimit dhe numërimit në qytetet Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Komiteti Shqiptar i...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke monitoruar aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e procesit parazgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në vendin tonë në datën 18 Qershor të këtij viti. Me anë të medias jemi informuar se, ka parti politike që nuk kanë propozuar pranë Komisionit...
Sipas nenit 52, të Kodit Zgjedhor, deri në dt. 6 Mars 2017, kryetari i Njësisë Vendore duhet të marrë masa që, çdo zgjedhës të njoftohet me shkrim në banesën e tij se, në cilën qendër votimi do të votojë dhe në cilin numër rendor të listës së zgjedhësve është emri i tij. Komiteti Shqiptar i...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson rëndësinë e veçantë që ka zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit 2017, sidomos pas miratimit të ndryshimeve të ndjeshme në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë që sapo ka filluar nga zbatimi. Synimi kryesor është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike duke...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin lidhur me faktin se megjithëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshme ende nuk është hartuar projekti i ndryshimeve që duhet t’i bëhen Kodit Zgjedhor duke u mbështetur sidomos në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it. Në këtë drejtim KShH ka parasysh se ndry...
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 7 Shtator 2016, në shkollën “Nazmi Rushiti” Peshkopi, shkollën 9 – vjeçare në Maqellarë, shkollën 9 – vjeçare në Qendër Tomin dhe në shkollën 9 – vjeçare në Sohodoll, nuk u paraqitën për trajnim asnjë anëtar i KQV-ve. KQZ-ja për këtë shkak ka qenë e...
Drejtuar: Z. Bashkim Fino, Bashkëkryetar Z. Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore Kuvendi i Shqipërisë Për dijeni: Z. Saimir Tahiri Ministër i Punëve të Brendshme Shkëlqesisë së Tij, Ambasador Florian Raunig Prezenca e OSBE-së në Shqipëri Shkëlqesisë së Saj, Ambasadore Romana Vlahutin Delegacioni i Bashkim...
Shkurtime të termave të përdorura KSHH – Komiteti Shqiptar i Helsinkit KZ – Kodi Zgjedhor KQZ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KZAZ – Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor QV – Qendër Votimi HYRJE Respektimi i së drejtës së votës, si pjesë e rëndësishme e të drejtave themelore të njeriut, ka qenë objekt i vëzhgimit të...
Mediat e datës 2 maj 2015, informuan publikun e gjerë lidhur me një incident të ndodhur në qytetin e Durrësit, gjatë mitingut të organizuar nga znj. Grida Duma, kandidate e Partisë Demokratike për Bashkinë Durrës. Incidenti ishte me element të veprës së kundraligjshme dhe për pasojë, siç informohemi, ka filluar dhe ndjekja penale. KShH dënon...
Dje, më 7 Prill 2015, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në zbatim të nenit 17 të ligjit 31/2015 ”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ”Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, vendosi të përcaktojë datën 9 Prill 2015, si afatin e fundit për partitë parlamentare, të pozitës dhe opozitës,...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësim për faktin se ende nuk janë miratuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor (KZ), megjithëse data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore po afron. Siç dihet, ato do të zhvillohen më datë 21 Qershor 2015, duke patur si risi ndarjen e re administrativo-territoriale. Bazuar në dispozitat e...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (K.Sh.H), që nga viti 1996 dhe në vazhdim, ka monitoruar të gjitha proceset zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, si ato parlamentare dhe vendore. K.Sh.H, me mbështetjen e Programit të Grandeve të Vogla të Ambasadës Amerikane, Fondacionit SOROS, organizatës suedeze CRD1 dhe në bashkëpunim me“Koalicionit për Zgjedhje ...
Në mbledhjen e KQZ, datë 25 Shkurt 2013, u zhvilluan diskutime për parashikimin buxhetor për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Ndër të tjera, komisionerët diskutuan edhe mbi zërin “ shpenzime për mallra konsumi” ku ishin përfshirë edhe shpenzimet për prodhimin e pedanave për personat me aftësi të kufizuara, të cilat duhet të vendosen në hyrjet...
Zgjedhësit me aftësi të kufizuara ndër vite vazhdojnë të përballen me barierra të cilat i pengojnë ata të ushtrojnë një të drejtë themelore, siç është ajo e votës. Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare për zgjedhësit me aftësi të kufizuara në Shqipëri, janë afërsisht 134 mijë persona në moshë votimi, që do të thotë...
Kuvendi i Shqipërisë pritet që të shqyrtojë në seancë plenare çështjen e përcaktimit të numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore. Ky proces, që duhet të kryhet jo më vonë se 6 muaj përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit, është shoqëruar me debate të shumta, për shkak se KQZ nuk mundi të marrë një vendim...