GJYKATA E STRASBURGUT SANKSIONE NDAJ SHTETIT SHQIPTAR PËR MUNGESËN E NJË INSTITUTCIONI TË POSAÇËM MJEKËSOR PËR PERSONAT ME MASË MJEKËSORE QË MBAHEN NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NË SISTEMIN E BURGJEVE Në vitin 2016, u paraqit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNJ), me ndihmën e avokatëve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, aplikimi nga...
Organizatat e shoqërisë civile janë njohur me anë të medias për projektligjin e propozuar nga qeveria për parandalimin, ndryshimin dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda (e prezantuar publikisht si paketa speciale anti-kçk). Referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të ekzekutivit, vlerësohet se kjo nis...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (KShH), si një organizatë që ka për mision respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve, ndjek me vëmendje veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe të policisë së shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. KShH përshëndet përpjekjet e policisë së shtetit në zbulimin dhe goditjen e disa grupeve...
Incidenti brutal i DHUNËS NË AMBIENTET E qsut-SË Mund të parandalohej Institucionet e monitoruara mungesë transparence Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara disa ditë më parë në një portal, ku evidentohej ushtrimi i dhunës brutale ndaj një shtetaseje të gjinisë femër nga një sh...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të litigimit strategjik që synon të krijojë praktika pozitive të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të shkeluara të qytetarëve në nevojë ka përfaqësuar me anë të avokatëve të Klinikës Ligjore rastin e të miturit me probleme dëgjimore, ndaj të cilit nuk zbatohej efektivisht paketa shëndetësore e impian...
NDOTJA NË SPITALLË TË DURRËSIT KËRKON PËRGJEGJSHMËRI DHE ZBATIM TË LIGJIT NGA AUTORITETET SHTETËRORE Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) duke marrë shkas nga ankesat e banorëve të zonës së Spitallës (Bashkia Durrës) se si pasojë e hedhjes në kanalin kullues të kësaj zone të produkteve të peshkut, ndotja e ambientit ku ata banonin ishte tej...
Më datë 19 Nëntor 2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë u shpreh pozitivisht duke lënë në fuqi Vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Nëpërmjet kësaj vendimarrje, të iniciuar nga ankesa e depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstatohet diskriminimi i të dënuarve që punojnë në sistemin e burgjeve, ndaj të ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur dhe ka ndjekur protestat e zhvilluara nga banorët e zonës së Astirit, të qytetit Tiranë, shtëpitë e të cilëve është vendosur të prishen si pasojë e zbatimit të Projektit të ndërtimit të Unazës së Re. Një përfaqësues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit zhvilloi një takim ditën e djeshme,...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), misioni i të cilit ka qenë dhe mbetet respektimi i lirive dhe të drejtave të shtetasve, përfshirë këtu edhe ato të pakicave kombëtare, shpreh indinjatën e tij të thellë dhe dënon me forcë atë që ndodhi sot në Bularat. Një grup personash të ardhur nga Greqia shfrytëzuan ceremoninë mortore të...
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, vendosi lënien në fuqi të Vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, nëpërmjet të cilit u pranua kërkesë-padia e depozituar nga ana e KShH. Ndër të tjera, me anë të këtij vendimi Gjykata është shprehur për detyrimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...
Në dt.12 Tetor 2018, ora 10:00 (paradite), i dënuari M.Th i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë, Korçë, njoftoi Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH) në rrugë telefonike për ankesën e tij. Sipas të dënuarit, në mbrëmjen e datës 11 Tetor 2018, rreth orës 23:00 (të mbrëmjes), punonjës të grupit të sigurisë...
Komitetit Shqiptar të Helsinkit ju komunikua nga Monitoruesi Grek i Helsinkit se mbarëvajtja e procesit hetimor dhe gjyqësor për zbardhjen e rastit të dyshuar si torturë nga policia greke, karshi shtetasit shqiptar, të ndjerit Pëllumb Marnikollaj nuk është pozitive. Avokatët e familjarëve të të ndjerit, I cili humbi jetën në ambientet e një komisar...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) nëpërmjet medias të datës 31 Korrik 2018 u informua se në Burgun e Fushë Krujës, grupi i gatshëm i policisë së burgjeve kishte ushtruar dhunë ndaj të dënuarit A.L. Për verifikimin e ngjarjes, në datën 1 Gusht 2018, dy përfaqësues të KShH-së kanë shkuar në IEVP Fushë Krujë. Gjatë këtij...
KLIKONI MBI RAPORT PER TË LEXUAR MË SHUMË...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) më datë 17 Maj 2018 u informua nga familjarët për të ndjerin Enea Ftoi i arrestuar nga policia e Korçës, se kishte vdekur në komisariatin e policisë dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal Korçë. Në bisedën telefonike familjarët pretenduan se punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë ndaj tij dhe vdekja...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në sajë të sinjalizimeve të medias investigative, ka monitoruar dhe ofruar asistencë ligjore për çështjen e diskriminimit për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale të shtetasve që banojnë pranë ish-Kampit të Torovicës, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë. Pas evidentimit të problematikës shqetësuese ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), paralelisht me rrugën gjyqësore ka ndjekur në rrugë administrative çështjen e diskriminimit në trajtim të të dënuarve dhe të paraburgosurve në lidhje me të drejtat e tyre si punëmarrës. KShH apo organizma shtetërorë apo jo shtetërorë, të brendshëm apo të huaj, kanë konstatuar se, pavarësisht numrit prej rreth 6...
Kjo çështje gjyqësore është ndjekur në kuadër të Projektit “Përmirësimi i situatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri, nëpërmjet forcimit të Shtetit të së Drejtës” (Klinika Ligjore XII), mbështetur financiarisht nga Civil Rights Defenders. Ditën e djeshme, dt. 10.04.2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpalli vendimin me të ci...
Sot më datë 04.04.2018, rreth orës 10.40, nga media elektronike u njohëm për situatën e tensionuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku zhvillohej seanca për vleftësimin e ndalimit të protestuesve, në përputhje me nenin 258 pika 1 Kodit të Procedurës Penale. Si rregull seancat gjyqësore janë të hapura për publikun, me përjashtim të rasteve...
Gjatë monitorimit të vazhdueshëm të të drejtave të personave të burgosur, Komiteti Shqiptar të Helsinkit (KShH) ka konstatuar shtetas të dënuar me burgim të cilët vuajnë nga sëmundje shumë të rënda por që nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor nga administrata e burgjeve. KShH ka verifikuar rastin e një shtetasi të dënuar me burgim i...
Sipas medias jemi informuar se këtë vit nuk do të ketë amnisti. Kjo është një kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e shikon të nevojshme të evidentojë qëllimin e amnistisë, referuar standarteve ndërkombëtare si dhe ligjeve të amnistisë të miratuar nga Kuvendi i RSH vitet e kaluara. Amnistia udhëhiqet ng...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoftua nga e ëma e të dënuarit T.D, i cili është duke ekzekutuar dënimin në burgun (IEVP) e Fierit, se djali i saj është keqtrajtuar nga punonjësit e sigurisë në këtë institucion. KShH e vlerësoi njoftimin e mësipërm dhe e verifikoi gjendjen në vend, më dt. 16.11.2017. Në përbërje...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në bazë të një sinjalizimi se, në IEVP Peqin është ushtruar dhunë ndaj një të dënuari, në dt. 04.10.2017 kreu një verifikim nga ku rezultoi se, në dt. 30.09.2017, rreth orës 22.30, në Sektorin e Sigurisë së Lartë të IEVP Peqin, Grupi i gatshëm i Policisë së Burgjeve ka ushtruar...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka monitoruar vazhdimisht respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Bazuar në gjetjet dhe përfundimet e këtyre monitorimeve, KShh ka bërë sugjerime për përmirësimin e gjendjes, ndërsa në raste të veçanta ka reaguar edhe publikisht. Për KShH-në, është shqetësues fakti që brenda një kohe rel...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) si një organizatë e pavarur jo-qeveritare shpreh shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit në Maqedoni. Presidenti i Maqedonisë refuzoi të japë mandatin për formimin e qeverisë se re kreut të opozitës. Këtë ai u mundua të justifikojë me thirrje të urrejtjes nacionaliste ndaj partive shqiptare të Maqedonisë, duke i...
Në emër të Koalicionit “Drejtësi për të gjithë”, vlerësojmë se qytetarët kërkojnë hapa konkrete dhe vullnet të qartë nga të gjitha forcat politike dhe institucionet kushtetuese, për zbatimin efektiv të reformës në drejtësi dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pa këto dy reforma tepër të rëndësishme për vendin tonë, nuk mund të...
Sipas njoftimeve në median e dt. 18 Shkurt 2017, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrugën “Mine Peza”, (Burgu 302) Tiranë, i dha fund jetës 23 vjeçari, i paraburgosuri me iniciale N. L. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga kjo ngjarje e dhimbshme shpreh shqetësimin se, vetëm brenda këtij viti...
Shoqatat Together for Life dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerësojnë vendimin e dhënë nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me fëmijët që vuajnë nga sëmundja e Leucemisë. Vendimi vjen pas kërkesës së bërë nga të dyja organizatat, në muajin gusht 2016, për të kryer një hetim administrativ ex-officio, mbi diskriminimin e fëm...
KONFERENCE PER SHTYP: Mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri përgjatë vitit 2016 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke përgatitur raportin vjetor lidhur me situatën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në vendin tonë gjatë vitit 2016. Bazuar në një traditë të përvitshme të KShH-së, vlerësuam që...
Sipas njoftimeve në media, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj gjyqtarit që lëshoi “Urdhërin e Mbrojtjes” në favor të shtetases Liljana Rukaj, e cila u vra nga burri i saj. KShH fillimisht shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë vrasje kaq të dhimbshme dhe tragjike, si dhe i sugjeron organeve të ndjekjes...
Në dt. 28 Tetor 2016, vëzhgues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) realizuan një monitorim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Fier. Gjatë këtij monitorimi rezultoi se ndaj të dënuarit A.G ishte marrë masë disiplinore e përjashtimit nga të gjitha veprimtaritë e përbashkëta deri në 20 ditë, bazuar në nenin 53 pika 1 shkronja...
Para disa ditësh, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) zhvilloi një takim me shtetasen Alida Tota, me profesion gazetare, e cila pretendoi largim të padrejtë nga puna për shkak të investigimit gazetaresk të kryer në Landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17 vjeçari A.Gj. Sipas gazetares, largimi nga puna çoi në transmetimin e pjesshëm të këtij...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), fillimisht i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës, Pëllumb Marnikollaj. KShH, mbështetur në dokumentet ndërkombëtare, nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe protokollet përkatëse, si dhe praktikën e Gjykatës së Strasburgut, kur vdekja për dyshimet e bazuara pë...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vëren se ngjarjet e raportuara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Shën Koll dhe Vaqarr kanë cenuar sigurinë e personave të privuar nga liria dhe personelit që kujdeset për këta persona, në këto institucione. Pavarësisht se mënyra dhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur këto dy ngjarje janë të...
Në dt. 22 qershor 2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka zhvilluar një monitorim në Institucionin e Ekzekutimit të vendimeve Penale Lezhë për shqyrtimin e disa ankesave të ardhura nga personat e burgosur. Nga ky monitorim rezultuan disa problematika dhe shkelje të të drejtave, nga të cilat e shikojmë të nevojshme të përmendim: 1. Situata...
Media e shkruar dhe audiovizive informon për raste dhune të rënda dhe tronditëse ndaj grave dhe fëmijëve. Në mënyrë të veantë, pamjet e transmetuara nga media investigative në vendin tonë janë rrënqethëse dhe të papranueshme në një vend demokratik që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar vazhdimis...
Në Emisionin “Stop” të TV Klan, të datës 31 Maj 2016 janë transmetuar pamje rrënqethëse nga ambientet e brendshme të Qendrës së Zhvillimit Shkodër, ku trajtohen persona me aftësi të kufizuar. Në pamjet e transmetuara brenda këtyre ambienteve duken disa shtetas që janë të lidhur në duar ose këmbë me dryne dhe zinxhirë, të fiksuar...
Media elektronike dhe ajo e shkruar informoi publikun e gjerë për një akt të dënueshëm. Për shkak të ushtrimit të detyrës së tij, është dhunuar barbarisht gazetari Eduard Ilnica. Kjo ngjarje ka ndodhur pas një shkrimi që ai kishte publikuar në faqen elektronike të “Telesport”, lidhur me ndeshjen mes ekipeve të futbollit të Korabit dhe...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shoqata ProLGBT dhe Civil Rights Defenders bëjnë thirrje për respektimin e lirisë së shtypit dhe ndalimin e censurës e vetëcensurës. Në këto 26 vjet të demokracisë dhe pluralizmit në vendin tonë, shtypi ka dhënë një kontribut të çmuar për të inkurajuar debatin publik në interes të përgjithshëm. Megjithatë gazetarët pr...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet miratimin e Ligjit “Për amnistinë” nga Kuvendi, si një mjet për uljen e mbipopullimit në burgje e paraburgime dhe shprehjen e humanizmit ndaj personave të privuar nga liria. Megjithatë, do të deshëm të nënvizojmë se kjo amnisti nuk e shmangu fenomenin e mbipopullimit, i cili siç kemi theksuar vazhdimi...
Prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme janë botuar disa fotografi me subjekt nga jeta intime seksuale e shtetasve privatë. Pa u ndalur në aspektin e cenimit të jetës private, e cila është çështje personale e të dëmtuarve, vlerësojmë se është me vend të reagojmë mbi pasojat që, botimi i pamjeve...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), si i gjithë publiku shqiptar, u njoh me Raportin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, për vitin 2014, përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ne e konsiderojmë trafikimin e qenieve njerëzore si një ndër format më të rënda të dinjitetit njerëzor , të lirive dhe të drejtave të njeriut, prandaj ndihemi...
Nga njoftimet ne media, jemi vënë në dijeni se, në dt. 21 korrik 2015, përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit nuk janë lejuar të hyjnë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrugën “Mine Peza”, Tiranë, ku kishin shkuar per te verifikuar dy ankesa të personave te burgosur. Ata nuk janë lejuar që...
Media elektronike dhe ajo e shkruar, informuan publikun e gjërë për një ngjarje tronditëse që kishte ndodhur në jetimoren e Shkodrës. Punonjëse të këtij institucioni u panë, në vidion e regjistruar, të kryenin veprime dhume dhe sjellje mospërfillëse dhe përçmuese ndaj fëmijëve, që duhet t’u shërbenin si kujdestare, sepse paguheshin nga buxheti i sh...
Nga njoftimet në media jemi njoftuar se, në mbasditen e datës 28 Qershor, ka ndodhur një ngjarje e rëndë më pasojë vdekjen e një minatori në një minierë të Martaneshit, në Bulqizë. Mediat njoftojnë se minatori Shaban Grica, 45 vjec, babai i tre fëmijëve humbi jetën nga shëmbja e një sasie të madhe minerali dhe...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) mësoi për ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Pasojat e rënda si, humbja e jetës së një efektivi të forcave Renea dhe plagosja e dy punonjësve të tjerë të policisë, janë të dhimbshme e shqetësuese. Nga deklarata e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe informacioneve që përcjellin...
Në datën 4 Maj, disa shtetas te qytetit te Kukësit organizuan një tubim, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj pagesës së detyrimeve dhe kamatëvonesave të faturave të energjisë elektrike. Kërkesën e tyre paraprake për leje, lidhur me zhvillimin e tubimit, organet e policisë në rreth e kishin refuzuar, megjithatë organizatorët e zhvilluan tubimin...
Sipas njoftimeve të medias, shoqëruar dhe me videot përkatëse, rezulton se në dt. 21 Shkurt 2015, punonjës të Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit Tomi Misha. Për goditjet dhe plagët e marra ai është shtruar për mjekim në Spitalin Rajonal Korçë. Mësohet gjithashtu se, ndaj efektivave të policisë, Prokuroria e Rre...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet aksionin e forcave të Policisë së Shtetit për të imponuar zbatimin e ligjit në disa zona të mbjelljes së bimëve narkotike si dhe trafikimit të tyre. Aksioni aktualisht është përqendruar në Komunën Lazarat, ku prej kohësh është folur se është një ndër qendrat kryesore të kultivimit e tregtimit të...
Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), në dt. 16.05.2014 verifikoi respektimin e të drejtave dhe trajtimin e personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë nr. 1, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. 8 persona, 7 prej të cilëve me masë sigurie “arrest me burg” dhe një në pritje të caktimit të masës së sigurimit nga...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek me vëmendje situatën e rënduar në zonat e përmbytura të vendit nga rreshjet e kohëve të fundit, si dhe reagimet e veprimet e strukturave përgjegjëse të shtetit. Sipas informacioneve që ofrojnë mediat e shkruara dhe ato elektronike, janë përmbytur rreth 5000 ha tokë, 4.500 shtëpi dhe janë dëmtuar...