Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në datën 19 Janar 2018 organizoi në Pogradec një forum të hapur me nxënës të shkollës së mesme “Gjergj Pekmezi”. Në këtë forumë u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me fenomenim e ekstremizmit të dhunshëm si dhe mënyrat e mundshme për të luftuar këtë fenomen. Synimi i këtij aktiviteti ishte edukimi dhe sensibilizimi kundër çdo shfaqje të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm.
Gjatë forumit morën pjesë rreth 37 nxënës të cilët shfaqën mendimet e tyre rreth këtij fenomeni, se si e kuptonin atë dhe se si mund të luftohej nëpërmjet edukimit.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian