TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Jemi të vonuar lidhur me reformën zgjedhore
05/05/2025
0
Friday, 13 April 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme - Deklarata & Njoftime
Jemi të vonuar lidhur me reformën zgjedhore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin e tij sepse, megjithëse sot në dt. 13 Prill 2018, mbaron mandati 6 mujor i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë informacion nëse për ndonjë çështje të rëndësishme që është trajtuar të jetë arritur konsensus, nëse ka filluar ose jo puna me hartimin e draft amendamenteve në këtë Kod.

KShH mendon se jemi të vonuar dhe kjo vonesë është e pajustifikuar nëse do të shohim edhe historikun e reformës zgjedhore vitet e fundit.

Vendimit i Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar e ngarkon atë me detyrimin e trajtimit të rekomandimeve të Raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit  të viteve 2013, 2015 dhe 2017, të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe të propozimeve të partive politike që në zgjedhjet e fundit kanë marrë secila jo më pak se 1 % të votave. Ne mendojmë gjithashtu se jemi të vonuar qoftë edhe për faktin se në tre Raportet e mësipërme të OSBE/ODIHR-it janë paraqitur 75 Rekomandime midis tyre edhe nga ato që janë konsideruar prioritare siç është p.sh., rekomandimi për depolitizimin e organeve të administrimit zgjedhor në të gjithë nivelet.

Ka rekomandime, sugjerime apo amendamente që edhe pse mund të jenë bërë objekt diskutimi, janë të tilla që edhe sikur të arrihet në konsensus, përgatitja dhe pasqyrimi i tyre në legjislacion do të kërkonte kohë, shqyrtim të thelluar dhe cilësor, ndryshime në mjaft dispozita të Kodit Zgjedhor pa përjashtuar edhe ndonjë ndryshim kushtetues. Veç depolitizimit të administratës zgjedhore dhe rekomandimit për zbatimin e sistemit elektronik pilot (rekomandim i OSBE/ODIHR-it në vitin 2013, vëmëndje e veçantë i duhet kushtuar edhe propozimeve për ndryshimin e sistemit zgjedhor, votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, forcimit të kontrollit mbi burimin e financimit të partive politike, masave për parandalimin e vjedhjes së votës, etj.

KShH e shikon të nevojshme të përmendë se në të kaluarën, praktika ka vërtetuar se vonesat për ndryshimet në legjislacion si pasojë e atmosferës tejet të politizuar dhe mosarritjes së konsensusit, kanë çuar në disa ndryshime që janë bërë në prag të zgjedhjeve. Këto ndryshime të hartuara në një kohë të shkurtër, pa një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, kanë dëmtuar cilësinë e Kodit dhe nuk kanë marrë në konsideratë rekomandimet e pashqyrtuara të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit.

KShH konstaton gjithashtu se, deri më sot informacioni për punën e Komisionit të Reformës ka qënë relativisht i paktë dhe mjaft i përgjithshëm. Për KShH, mosvlerësimi në masën e duhur të diskutimeve dhe debatit gjithëpërfshirës ose organizimi i tyre me tematika të përgjithshme mund të shoqërohet me elementë të formalizimit dhe të krijojë përshtypje se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë monopol i partive politike (sidomos dy partive më të mëdha) edhe pse ato në këtë apo atë çështje mund të arrijnë në konsensusin politik.

KShH sugjeron se ritmet e Komisionit për Reformën Zgjedhore të rriten dhe rezultati të jetë efektiv. Kjo do të krijonte kushtet që edhe takimet për realizimin e gjithëpërfshirjes të përqëndroheshin në çështjet kryesore që paraqesin interes publik sidomos për zgjedhësit.

  • Tweet

What you can read next

“Gjendje e rëndë e personave me probleme të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve”
Dënojmë dhunën e kundraligjshme të punonjësve te policisë në Korçë
MONITORIMI I PROCESIT TË VETTINGUT TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit