TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Jepet vendimi i parë gjyqësor në Shqipëri për mungesën e ujit të pijshëm për banorët e fshatit Visokë
13/05/2025
0
Thursday, 21 June 2018 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Jepet vendimi i parë gjyqësor në Shqipëri për mungesën e ujit të pijshëm për banorët e fshatit Visokë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) prej më shumë se një viti po ndjek në rrugë ligjore çështjen e mungesës së ujit të pijshëm për banorët e fshatit Visokë, Bashkia Mallakastër. Mungesa e ujit të pijshëm është e lidhur pandashmërisht me të drejtën themelore të jetës dhe të drejtën themelore për një jetë të qetë familjare dhe private. Ndaj për shkeljen e këtyre të drejtave, KShH ka filluar në emër të banorëve një proces gjyqësor, i cili po ndiqet dhe përfaqësohet nga avokatët e Klinikës Ligjore të organizatës tonë.

Procesi gjyqësor për kërkimin e të drejtave të shkelura të banorëve të Visokës zgjati rreth 8 muaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, e cila, së fundmi konstatoi me vendim përfundimtar se mungesa e gjatë e ujit të pijshëm për këta shtetas ka shkaktuar dëm tek ata. Gjykata urdhëroi kompensimin e dëmit që i është shkaktuar banorëve, bashkërisht nga organet shtetërore përgjegjëse. Ky është vendimi i parë gjyqësor në Shqipëri i këtij lloji dhe përbën pjesërisht model pozitiv të mbrojtjes së drejtpërdrejtë gjyqësore të individëve në nevojë.

Megjithatë, mospranimi nga kjo Gjykatë i kërkimit të banorëve për detyrimin e institucioneve shtetërore për furnizimin me ujë të pijshëm, nuk ndihmon në ndryshimin e gjendjes dhe nuk inkurajon plotësisht qytetarët për kërkimin e të drejtave të natyrës social-ekonomike në gjykatë. Në thelb vendimi edhe pse pranon se ka patur një dëm nuk i detyron institucionet që tu sigurojnë banorëve të fshatit furnizimin me ujë të pijshëm. Institucionet e paditura në këtë çështje janë organet shtetërore përkatëse, vendore dhe qëndrore, si Bashkia Mallakastër, Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Agjensia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime, etj. KShH është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, për të cilin do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Kjo çështje është ndjekur në kuadër të Projektit “Të kontribuojmë në respektimin dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura të banorëve të Visokës”, mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).

   

   

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË DIZENJIMIT DHE PRODHIMIT TË NJË BANERI (ME MEKANIZËM ROLL-UP)
Thirrje për subjekte / ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese për të drejtat e punës të gazetarëve
THIRRJE PËR PROJEKT – PROPOZIME “JO KORRUPSIONIT, PO DEMOKRACISË”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit