Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim të projektit “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga organizata jofitimprurëse donatore DRA, Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar/kompani udhëtimesh për prenotimin dhe blerjen e 12 biletave udhëtimi për 6 pjesëmarrës (vajtje-ardhje) Mal i Zi-Shëngjin- Mal i Zi, blerjen e 12 biletave udhëtimi për 6 pjesëmarrës (vajtje-ardhje) Kosovë-Shëngjin- Kosovë, blerjen e 12 biletave udhëtimi për 6 pjesëmarrës (vajtje-ardhje) Maqedoni e Veriut-Tiranë-Maqedoni e Veriut dhe blerjen e biletave për 24 pjesëmarrës (vajtje dhe kthim pas 5 ditësh Tiranë-Shëngjin-Tiranë).