TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT PËR MIRËMBAJTJEN E WEBSITE GJATË FORMATIT TË KRIJIMIT TË TIJ DHE FUNKSIONIMIT
28/03/2023
0
Monday, 20 September 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT PËR MIRËMBAJTJEN E WEBSITE GJATË FORMATIT TË KRIJIMIT TË TIJ DHE FUNKSIONIMIT

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) hap thirrjen për angazhimin e një eksperti për mirëmbajtjen e një website gjatë formatit të krijimit të tij dhe gjatë procesit të funksionimit. Eksperti i angazhuar duhet të jetë i/e gatshëm të ofrojë suport për formatin e krijimit dhe mirëmbajtjes të website nëpërmjet ofrimit të kontributit në formatin e sugjerimeve/opinioneve/komenteve në adresë të kompanisë IT të kontraktuar. Eksperti, bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i KShH, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme:

1. Njohja me qëllimin e ndërtimit të këtij website.
2. Të identifikojë shembujt më të mirë kombëtarë/ndërkombëtarë të përmbajtjes së website në përputhje me qëllimin që kërkohet të arrihet nëpërmjet krijimit të tij.
3. Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme me ekspertët e IT krijimin dhe mirëmbajtjen e website, nëpërmjet ndjekjes me përpikmëri të porosive të përcjella nga ana e stafit zbatues të projektit.
4. Të monitorojë në mënyrë periodike zhvillimet e website nga ana e ekspertëve IT, sipas sugjerimeve të stafit të projektit, partnerëve dhe donatorit.
5. ëTë bëjë të mundur implementimin e komenteve të dhëna nga ana e organizatave partnere/donatorit dhe përcjelljen e tyre drejt subjektit IT të kontraktuar.
6. Të zhvillojë takime me përfaqësues të këtij subjekti sa herë lind nevoja në funksion të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së website.
7. Të analizojë dhe të propozojë ndryshime në përmbajtjen e seksioneve, me qëllim krijimin e një platforme finale e cila është e lehtë në përdorim dhe më lehtësisht e aksesueshme e në përputhje me pritshmëritë e publikut të gjërë.
8. Të ofrojë rekomandime lidhur me dizajnin e përgjithshëm të website dhe të garantojë mirëfunksionalitetin e website.
9. Të kujdeset për reflektimin e materialeve të nevojshme pjesë e seksioneve të website dhe t’ju kthejë përgjigje përdoruesve në kërkesat e tyre.
10. Të mundësojë facilitimin e përdoruesve të website me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore përgjegjëse të cilëve ju adresohen kërkesat/pyetjet e qytetarëve.
11. Të draftojë pjesën hyrëse të secilit projektligj në një gjuhë të thjeshtë dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.
12. Të ofrojë sugjerime dhe të përfshihet në bashkëpunim me oficerin e komunikimit, për promovimin e website nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit.
13. Të hartojë raporte periodike lidhur me insights të website dhe të raportojë në mënyrë periodike tek oficeri i komunikimit i angazhuar.
14. Të adresojë drejt subjektit IT të kontraktuar, duke vënë në dijeni stafin përgjegjës për koordinimin e projektit, çdo keq-funksionim apo crash teknologjik që mund të pësojë website.
15. Të ndjekë me përpikmëri procesin e administrimit dhe përdorimit të të dhënave personale të përdoruesve të regjistruar në website, në bashkëpunim me subjektin IT të kontraktuar, me synim garantimin e respektimit të legjislacionit.
16. Të jetë përgjegjës për interaktivitetin me publikun pas lancimit të website.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë individuale

1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
5. Të ketë aftësi të punojë nën presionin e kohës.

Edukimi dhe aftësitë profesionale

1. Shkathtësi të shkëlqyera analitike, ndërpersonale dhe komunikuese;
2. Aftësi në nivelin B1 në gjuhën angleze;
3. Diplomë Bachelor në degën e Drejtësisë, Shkencave Sociale ose Shkencave të Komunikimit.
4. Eksperiencë në menaxhimin apo administrimin e faqeve online në Facebook apo website të ndryshme;
5. Plan Pune të mënyrës së ofrimit të shërbimit nga momenti i krijimit dhe gjatë mirëmbajtjes së website (max 2 faqe).

KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al,deri në datën 25.09.2021 dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):

1. CV (Curriculum Vitae);
2. Letër motivimi
3. Ofertë finaciare të shprehur në Dollarë (ofertë mbi baza mujore).
4. Dëshmi ku vërtetohet njohuria e gjuhës angleze.
5. Kriteri i parashikuar në pikën 5) sa më sipër.

Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet në rrugë elektronike.

Me konsideratë,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • Tweet

What you can read next

Analizë e disa vendimeve të organeve të vettingut mbi kontaktet e papërshtatshme të gjyqtarëve/prokurorëve me krimin e organizuar
NJOFTIM PËR SHTYP
Jepet vendimi i parë quasi gjyqësor për cënimin e së drejtës për njoftim dhe konsultim publik

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – SULMI NDAJ TOP CHANNEL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon ashp...
  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit