TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Njoftime, Thirrje
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR KOMPANI AUDITUESE PËR PERZGJEDHJEN E KOMPANISE AUDITUESE PËR VERIFIKIMIN E SHPENZIMEVE TË PROJEKTIT: ”JO KORRUPSIONIT, PO DEMOKRACISË”
13/05/2025
0
Friday, 10 May 2024 / Published in Njoftime, Thirrje

KËRKESË PËR OFERTË PËR KOMPANI AUDITUESE PËR PERZGJEDHJEN E KOMPANISE AUDITUESE PËR VERIFIKIMIN E SHPENZIMEVE TË PROJEKTIT: ”JO KORRUPSIONIT, PO DEMOKRACISË”

KËRKESË PËR OFERTË PËR KOMPANI AUDITUESE

Data e kërkesës: 10 Maj 2024
Data e fillimit të procesit të auditit: 01 Qershor 2024
Data e përfundimit të procesit të auditimit: 31 Korrik 2024
Objekti i kërkesës: Realizimi i Verifikimit të shpenzimeve të projektit “Jo
Korrupsionit, Po Demokracisë”/ Sida Contribution No. 15258
Autoriteti Kontraktues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është organizatë jofitimprurëse, në formën e shoqatës
me anëtarësi. Është regjistruar fillimisht pranë Ministrise së Drejtësisë, me urdhrin
nr. 17/1 dhe më pas pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas ligjit “Për
organizatat jofitimprurëse” me vendimin nr.2/1, datë 19.07.2002.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon të kontraktojë një Kompani Auditimi për
vlerësimin dhe verifikimin e shpenzimeve në kuadër të projektit të zbatuar “Jo
Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht me fonde të qeverisë
suedeze në vlerën SEK 2,610,000 (Swedish kronor), sipas termave të referencës
bashkëngjitur.
Shërbimi i kërkuar do të realizohet nga Kompania fituese, përgjatë periudhës: 01
Qershor 2024 – 31 Korrik 2024.
Brenda kësaj periudhe, Kompania do të finalizojë dhe dërgojë pranë KShH-së të
gjitha dokumentet e përcaktuara në Termat e Referencës.
Në përzgjedhjen e aplikantit fitues, Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të mbajë në
konsideratë kriteret vijuese për të cilat duhet depozituar dokumentacion mbështetës:

  • Liçencën e auditimit dhe përvojën së paku 5 vite në këtë fushë (Licencë
    dhe CV e kompanisë përfshirë kualifikimet përkatëse);
  • Anëtarësinë ose Afilacionin në organizata apo kompani globale, në
    fushën e auditimit.
  • Përvojat e ngjashme në auditimin e projekteve të mbështetura
    financiarisht nga SIDA, Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë (Listë
    me projekte të mëparshme të audituara, duke specifikuar vlerën e
    projektit, donatorin dhe organizatën implementuese).

Për të aplikuar, dërgoni ofertën tuaj financiare dhe dokumentacionin shoqërues, deri
më datë 15 Maj 2024, në adresën office@ahc.org.al
Kontrata me kompaninë audituese të përzgjedhur do të nënshkruhet brenda datës
20 Maj 2024

Fondi limit në total në dispozicion për këtë angazhim është 400,000 ALL me TVSH
përfshin:

  • auditimin e shpenzimeve të kryera nga 4 (katër) organizatat sub-grantuese
    të mbështetura financiarisht në kuadër të iniciativës – 200,000 ALL
    (përfshirë TVSH).
  • auditimin e shpenzimeve të projektit në tërësi, si dhe vlerësimin e nivelit të
    implementimit të rekomandimeve të adresuara nga ana e kompansë
    audituese E&Y gjatë procesit të mëparshëm auditues ndaj KShH-së –
    200,000 ALL (përfshirë TVSH), në rast të miratimit të përzgjedhjes së
    audituesit nga ana e SIDAs.

Kushtet standarde të referencës së SIDA-s për auditimin vjetor të mbështetjes
së projektit/programit duke përfshirë ISRS 4400
Hyrje
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i referuar në vijim si “Partneri i Bashkëpunimit”
dëshiron të angazhojë një firme auditimi me qëllim auditimin e projektit: “Jo
Korrupsionit, Po Demokracisë” siç përcaktohet në marrëveshjen ndërmjet partnerit
të bashkëpunimit dhe SIDA. Auditimi do të kryhet në përputhje me standardet
ndërkombëtare të auditimit (ISA) të nxjerra nga IAASB.1 Përveç kësaj, shërbimit
do të realizohet sipas Standardeve Ndërkombëtare për Shërbimet e Ndërlidhura
(ISRS) 4400. Auditimi do të realizohet nga një auditues i jashtëm, i pavarur dhe i
kualifikuar.
I. Objektivat dhe fushëveprimi i auditimit
Objektivi i angazhimit është auditimi nëpërmjet vlerësimit dhe verifikimit të
shpenzimeve të kryera nga ana e Partnerit të Bashkëpunimit dhe 4 (katër)
organizatave sub-grantuese. Gjithashtu, audituesi do të vlerësojë nivelin e
zbatueshmërisë së rekomandimeve të adresuara nga ana e kompanisë audituese
E&Y gjatë procesit të mëparshëm auditues ndaj KShH-së.
Më konkretisht:

a) Gjatë periudhës 01 Qershor 2024, subjekti auditues do të fillojë procesin e
auditimit të shpenzimeve të kryera nga 4 (katër) organizatat sub-grantuese
të mbështetura financiarisht në kuadër të iniciativës. Ky proces do të
përfundojnë brenda datës 30 Qershor 2024. Procesi i auditimit do të
përfshijë periudhën 01 Nëntor 2022 – 31 Dhjetor 2023.
b) Prej datës 1 Korrik 2024, subjekti auditues do të fillojë procesin e auditimit
të shpenzimeve të projektit në tërësi, të hartojë raportin e auditit sipas
kërkesave të Termave të Referencës dhe standardeve të SIDAs, si dhe do të
vlerësojë nivelin e implementimit të rekomandimeve të adresuara nga ana e
kompansë audituese E&Y gjatë procesit të mëparshëm auditues ndaj KShH-
së brenda periudhës 30 Korrik 2024. Procesi i auditimit do të përfshijë
periudhën 01 Janar 2023 – 30 Qershor 2024.

Raporti i auditimit do të dorëzohet pranë SIDAs dhe opinioni i auditimit do të
hartohet sipas ISA, duke zbatuar ISA 800/ISA 805, nëse raporti financiar i projektit:
“Jo korrupsionit, po Demokracisë” është në përputhje me të dhënat e kontabilitetit
të partnerit të bashkëpunimit dhe kërkesat e Sida-s për raportimin financiar siç
përcaktohet në marrëveshje duke përfshirë shtojcat ndërmjet Sida-s dhe partnerit të
bashkëpunimit (Marrëveshja).
SIDA rezervon të drejtën të miratojë përzgjedhjen e auditorit dhe mund të kërkojë
që auditori të zëvendësohet nëse SIDA konstaton se auditori nuk ka performuar në
mënyrë të kënaqshme ose nëse ka ndonjë dyshim për pavarësinë ose standardet
profesionale të auditorit.
Procedurat e detyrueshme që duhet të përfshihen në procesin auditues:

  1. Të verifikohet dhe të vlerësohet nëse raporti financiar është i strukturuar në atë
    mënyrë që mundëson krahasimin e drejtpërdrejtë me buxhetin e fundit të miratuar.2
  2. Të verifikohet dhe të vlerësohet nëse raporti financiar ofron informacion në lidhje
    me:
    a) Rezultatin financiar për linjë buxhetore (si të ardhurat ashtu edhe
    kostot) për periudhën raportuese dhe kolonat për informacionin
    kumulativ në lidhje me periudhat e mëparshme sipas marrëveshjes
    aktuale.
    b) Kur është e aplikueshme, krahasoni nëse balanca e fondit3 për
    periudhën raportuese përputhet me atë që është deklaruar si tepricë
    e fondit mbyllës në periudhën e mëparshme raportuese.
    c) Të evidentohen fitimet/humbjet nga këmbimi i kursit valutor. Duhet
    të vlerësohet dhe të konfirmohet nëse ky evidentim përfshin të gjithë
    zinxhirin e këmbimit të monedhës nga disbursimi i Sida-s deri tek
    zbatimi i projektit/programit brenda organizatës në
    monedhën/monedhën vendase, nëse është e aplikueshme.
    d) Shënime shpjeguese (të tilla si, për shembull, parimet e kontabilitetit
    të zbatuara për raportin financiar).
    e) Shumën e fondeve që i është përcjellë partnerëve zbatues, kur është
    e aplikueshme.
  3. a) Të verifikohet dhe të vlerësohet me çfarë shpeshtësie i janë debituar
    projektit/programit kostot e pagave gjatë periudhës raportuese.
    Zgjidhni një kampion prej tre individësh për tre muaj të ndryshëm dhe:
    2 Buxheti i bashkëngjitet marrëveshjes me Sida-n si aneks dhe çdo përditësim duhet të mbështetet
    nga një miratim me shkrim nga Sida.
    3 dmth. fondet e mbetura nga disbursimet e bëra gjatë periudhës/periudhave raportuese të mëparshm
  4. a) Kërkoni dhe kontrolloni nëse ka dokumentacion mbështetës4 për kostot e
  5. pagave të debituara.
  6. b) Kërkoni dhe inspektoni nëse koha aktuale e punës dokumentohet dhe
  7. verifikohet nga një menaxher. Kërkoni dhe inspektoni me cfarë frekuence
  8. janë kryer rakordimet ndërmjet kohës së debituar dhe kohës aktuale të
  9. punës.
  10. c) Verifikoni nëse partneri i bashkëpunimit është në përputhje me
  11. legjislacionin tatimor në fuqi në lidhje me tatimet mbi të ardhurat personale
  12. (PAYE) 5dhe tarifat e sigurimeve shoqërore.
  13. a) Verifikoni dhe konfirmoni që gjendja e fondit të pashpenzuar (sipas raportit
    financiar) në fund të vitit financiar është në përputhje me informacionin e dhënë në
    sistemin e kontabilitetit dhe/ose llogarinë bankare.
    b) E aplikueshme vitin e fundit: Verifikoni dhe konfirmoni gjendjen e fondit të
    pashpenzuar (përfshirë fitimet nga këmbimi) në raportin financiar dhe konfirmoni
    shumën që do t’i rikthehet Sida-s.
    c) Të verifikohet dhe të vlerësohet nëse partneri i bashkëpunimit ka zbatuar
    rekomandimet nga rishikimi i kontrollit të brendshëm i kryer nga firma e auditimit
    Ernst & Young më datë 31-10-2021. Vazhdimi përfshin inspektimin nëse partneri
    i bashkëpunimit ka zbatuar planin e veprimit siç përshkruhet në përgjigjen e
    menaxhimit të partnerit të Bashkëpunimit të dorëzuar në Sida/Ambasadë, datë 18-
    11-2021.
    II. Ndjekja e fondeve që u kanalizohen partnerëve zbatues (subgrants)
    Detyrat që duhet të përfshihen nëse partneri i bashkëpunimit dërgon fondet tek
    partnerët zbatues (PI/partnerët implementues): Zgjidhni një mostër prej një
    minimumi prej 60% të totalit të fondeve të disbursuara dhe një maksimum prej 4
    PI-ve.
    2.1 Të verifikojë dhe të vlerësojë nëse partneri i bashkëpunimit ka nënshkruar
    marrëveshje me PI-të e zgjedhura.
    2.2 Të verifikojë dhe të vlerësojë nëse partneri i bashkëpunimit, në të gjitha
    marrëveshjet e lidhura me PI-të, ka përfshirë kërkesën për të kryer auditime vjetore.
    Kërkesa duhet të specifikojë që këto auditime do të kryhen me aplikimin e ISA
    (raportimi sipas ISA 800/805) dhe një detyrë e veçantë sipas ISRS 4400 duhet të
    përfshihet për mbështetjen e projektit/programit.
    4 Kostot e pagave të debituara duhet të verifikohen me dokumentacion mbështetës siç janë
    kontratat e punës.
    5 Paguani Sic Fitoni

Për më shumë informacion ju lutemi klikoni këtu

  • Tweet

What you can read next

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në të drejtat dhe liritë themelore të Shtetasve Shqiptarë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizon dhe promovon spotin informues për Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Përkujtohet 30 vjetori i themelimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit