Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) hap thirrjen për angazhimin e një eksperti për draftimin e peticioneve drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Idetë e peticioneve janë përcjellë ana e nxënësve të Shkollave të Mesme, të përfshirë në workshopet bashkëbiseduese me stafin përgjegjës të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Eksperti, bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i KShH, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme:
-
- Me synim ofrimin e ekspertizës efikase, eksperti i angazhuar duhet të studiojë praktikat më të mira ndërkombëtare, legjislacionin vendas dhe atë ndërkombëtar, si dhe identifikimin e nevojave për ndryshim.
- Çështja e cila do të jetë objekt peticioni i cili duhet të draftohet nga ana e ekspertit të angazhuar identifikohet nga tematikat e përcjella nga ana e nxënësve të Shkollave të Mesme, të përfshirë në workshopet bashkëbiseduese me stafin përgjegjës të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
- Të angazhohet në studimin e pretendimeve të përcjella nga ana e grupimeve të nxënësve dhe të reflektojë sugjerime lidhur me adresimin e këtij shqetësimi pranë organit legjislativ (Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).
- Të rishikojë idenë e përcjellë nga nxënësit sipas përcaktimeve të bëra në pikat 1 dhe 2(më lart), të draftojë peticionet, të hartojë kërkesa për informacion (nqs do jetë e nevojshme në kuadër të hartimit të mjetit për vënien në lëvizje të Kuvendit), si dhe bashkëpunimin (nqs do jetë e nevojshme dhe angazhimin fizikisht të të porositurit) me ekspertë të tjerë të fushës që do të angazhohen në ndërmarrjen e hapave për referimin e mekanizmit për vënien në lëvizje të Kuvendit apo suportin e stafit zbatues të projektit dhe përfaqësisë së nxënësve për përfaqësimin e idesë gjatë seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:
Aftësitë individuale
- Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
- Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
- Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
- Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.
Edukimi dhe aftësitë profesionale
- Shkathtësi të shkëlqyera analitike, ndërpersonale dhe komunikuese;
- Të ketë përfunduar studimet në Drejtësi;
- Të ketë përvojë profesionale prej të paktën 5 vitesh në fushën e drejtësisë;
- Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e të drejtave të njeriut;
- Të jetë angazhuar më parë në rishikimin e ideve të pëcjella nga ana e aktorëve të shoqërisë civile, të rinjve etj në frymë të përcjelljes së këtyre ideve pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 13.12.2021 dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):
- CV (Curriculum Vitae);
- Letër motivimi
- Ofertë finaciare të shprehur në Dollarë.
Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet.
Me konsideratë,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit