TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Sinjalizoni aktet korruptive – Legjislacioni për bilbilfryrësit (sinjalizuesit) ju mbron KShH ofron asistencë ligjore për këdo që vlerëson se është në pozitat e sinjalizuesit
20/03/2023
0
Saturday, 08 December 2018 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Sinjalizoni aktet korruptive – Legjislacioni për bilbilfryrësit (sinjalizuesit) ju mbron KShH ofron asistencë ligjore për këdo që vlerëson se është në pozitat e sinjalizuesit

Heshtja dhe indiferenca krijon një terren të shëndetshëm për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës, që në një mënyrë apo në një tjetër prekin direkt jetën e kujtdo. Ti mund të shikosh se si në vendin ku punon ose aplikon për një punë të re, sapo është ushtruar një praktikë korrupsioni. Me veprime ose pa kryer veprime. Ti mund të kesh punuar më herët në autoritetin publik apo edhe në një subjekt privat, nuk ka rëndësi në çfarë pozicioni ndodheshe, sa paguheshe apo nëse ishe vetëm praktikant/e. Ti je vënë në dijeni se ligji po shkelet, se një veprim nuk po kryhet në zbatim të tij. Nëse vendos të flasësh, për të të ruajtur dhe për të hetuar abuzimet në organizatën ku punon, egziston prej 2016 një ligj i veçantë për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve të veprimeve korruptive. Ligji të mbron nga hakmarrja, askush nuk të prek, sepse nëse preferon mund të shfaqesh në anonimitet rrethanat për të cilat je vënë në dijeni. Zyra e parë ku trokitet është ajo e Njësisë Përgjegjëse të ngritur për sinjalizuesin pranë vendit ku je i punësuar. Kjo zyrë ngrihet vetën në ato institucione publike që kanë më shumë se 80 punonjës dhe në subjektet private me më shumë se 100 punonjës. Por nëse institucioni ka më pak punonjës apo nëse dyshon se sinjalizimi yt nuk është marrë seriozisht, atëherë drejtohu pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), të cilit mund t’i drejtohesh paralelisht me kohën kur troket në zyrën e njësisë së ngritur enkas për sinjalizim.

Bilbil fryrja është një reagim qytetar përmes të cilit refuzohet pajtimi me veprimet korruptive. Ligji garanton një procedurë hetimi administrativ të shpejtë dhe të besueshëm, duke u bazuar në parimin e ruajtjes së konfidencialitetit të informacionit të sinjalizimit dhe sekretit shtetëror.

Për të sinjalizuar në njësinë përgjegjëse deklarohet verbalisht dhe në formë të shkruar, duke përshkruar faktet dhe rrethanat mbi veprimin e dyshuar të korrupsionit si edhe duke deklaruar një adresë kontakti.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit sjell në vemendje se të drejtat e sinjalizuesit kanë epërsi dhe mbështet me asistencë ligjore çdo sinjalizues që ka nevojë për mbrojtje.

Drejtohuni Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

  1. për të njohur me të drejtat dhe garancitë tuaja.
  2. Kur mendoni se ju nevojitet asistencë ligjore gjatë hetimit administrative të sinjalizimit tuaj;
  3. Kur mendoni ti drejtoheni gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim në rast se institucioni është hakmarrë padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin, për shkak të sinjalizimit që ju keni bërë;
  4. Për çdo nevojë dhe konsulencë që keni nevojë për të ushtruar mekanizmat ligjorë të sinjalizimit.

Ky artikull u publikua në kuadër të projektit “Për një zbatim më të mirë të legjislacionit për sinjalizuesit”, mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla në Ambasadën e ShBA-së në Tiranë.

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE
STATISTIKA PËR ECURINË E PROCESIT TË VETTINGUT – 1 Shkurt 2018 – 30 Prill 2019
NJOFTIM PER SHTYP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit