TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT PËR RISHIKIMIN E UDHËZUESIT ADMINISTRATIV “PËR MENAXHIMIN DHE PARANDALIMIN E RADIKALIZMIT QË ÇON NË EKSTREMIZËM TË DHUNSHËM”
20/03/2023
0
Thursday, 10 March 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT PËR RISHIKIMIN E UDHËZUESIT ADMINISTRATIV “PËR MENAXHIMIN DHE PARANDALIMIN E RADIKALIZMIT QË ÇON NË EKSTREMIZËM TË DHUNSHËM”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Të lëmë të kaluarën pas: ndërtojmë rezistencë ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet mbështetjes dhe edukimit” zbatuar në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza dhe financuar nga GECRF, hap thirrjen për angazhimin e një eksperti për rishikimin dhe përditësimin e udhëzuesit administrative “Për menaxhumin dhe parandalimin e radikalizmit që çon në ekstremizëm të dhunshëm”. Ky udhëzues administrativ, se bashku me protokollet shoqëruese është hartuar paraprakisht nga KShH dhe miratuar për tu përdorur në të gjitha institucionet e sistemit penitenciar si pjesë e dokumenteve të brendshme për të identifikuar dhe adresuar rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve në burgje.

Eksperti, bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i KShH, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme:

  • Me synim ofrimin e ekspertizës efikase, eksperti i angazhuar duhet të studiojë praktikat më të mira ndërkombëtare, legjislacionin vendas dhe atë ndërkombëtar lidhur me ekstremizmin e dhunshëm me qëllim përfshirjen e ndryshimeve më të fundit të politikave lidhur me ekstremizmin e dhunshëm, duke i përshtatur për sistemin penitenciar.
  • Eksperti do të rishikojë udhëzuesin administrativ, si dhe nëse është e nevojshme do të mbajë takime të posaçme me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të adresuar çështjet e lindura nga praktika gjatë 3 viteve të zbatimit të udhëzuesit në fjalë.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë individuale

  1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;
  3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;
  4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;
  5. Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  1. Shkathtësi të shkëlqyera analitike, ndërpersonale dhe komunikuese;
  2. Të ketë përfunduar studimet master në Drejtësi;
  3. Të ketë përvojë profesionale prej të paktën 4 vitesh në fushën e drejtësisë;
  4. Të ketë eksperiencë dhe njohuri shumë të mira në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht lidhur me çështje të sistemit penitenciar;
  5. Preferohen aplikantë që kanë përvojë në procese hartimi dokumentesh dhe politikash të ngjashme.

KShH inkurajon ekspertët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 20.03.2021 dokumentacionin e mëposhtëm (në mënyrë kumulative):

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Letër motivimi
  3. Ofertë finaciare.

Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet.

Me konsideratë,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

  • Tweet

What you can read next

NJOFTIM PER SHTYP
Prezumimi i Pafajësisë – Parim i rëndësishëm kushtetues
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT TREGTAR/KOMPANI IT

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit